• e mërkurë, 11 shkurt 2026

DPHM: Mot i paqëndrueshëm me reshje të shiut, erë të fortë dhe ftohtë

DPHM: Mot i paqëndrueshëm me reshje të shiut, erë të fortë dhe ftohtë

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Nën ndikim të masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, sot do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, lokalisht mbi 70 kilometra në orë. Pasdite në shumë   vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në orët e mbrëmjes era do ta ndryshojë drejtimin në verior, e cila do të kushtëzojë rënie të shpejtë të temperaturave, për shkak të së cilës në zonat malore dhe në disa vende më të larta do të kalojnë në borë.

Në Shkup, siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të mbajë mot me vranësira të ndyrshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor, ndërsa në mbrëmje nga drejtimi verior. Pasdite në pjesë të luginës moti  do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

 Nesër moti do të jetë me erë dhe i ftohtë me temperatura dukshëm më të ulëta gjatë ditës. Do të fryjë erë e fortë veriore, herë pas here me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë. Në zonat malore herë pas here do të bjerë borë. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR