• e hënë, 23 dhjetor 2024

DPHM: Janari muaj i ngrohtë dhe i thatë mesatarisht

DPHM: Janari muaj  i ngrohtë dhe i thatë mesatarisht

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Janari 2024 karakterizohet si muaj i ngrohtë deri në mesatar dhe mesatarisht i thatë në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare të matura në periudhën 1991-2020, sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në vend, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Siç theksojnë nga DPHM, temperatura mujore ka lëvizur nga -0 në 6 gradë Celsius në Mavrovë deri në 5,7 gradë Celsius në Gjevgjeli, e cila krahasuar me temperaturat mesatare mujore të janarit për periudhën 30-vjeçare nga viti 1991 deri në vitin 2020 është 1,5 gradë Celsius mbi mesataren e vendit.

"Temperatura maksimale më e lartë është matur më 19 janar në Gjevgjeli dhe ka qenë 20.6 gradë Celsius dhe ishte më e lartë se temperatura maksimale absolute prej 20.3 gradë e matur edhe në Gjevgjeli, por në janar të vitit 2018. Temperatura më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë, më 22 janar dhe ka qenë -19.8 gradë Celsius", theksojnë nga DPHM.

Në janar të vitit 2024, siç thonë ata, sasia mujore e reshjeve në vend ishte nga 11 milimetra në Shtip deri në 116 milimetra në Mavrovë. Reshjet ishin të shiut dhe borës dhe të karakterit lokal.

"Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 29 milimetrash është regjistruar në Mavrovë më 19 janar. Në Kodrën e Diellit sërish ishte matur  shtresa maksimale e dëborës prej 28 centimetrash më 7 janar. Krahasuar me vlerën mesatare të janarit për periudhën 1991-2020, sasia mujore e matur e reshjeve ishte 20 për qind nën mesataren në nivel shtetëror", saktësojnë nga DPHM. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR