• e enjte, 04 dhjetor 2025

DAP ka përgatitur një doracak për paraqitjen dhe taksimin e të ardhurave të zhvilluara nga jashtë nga ana e personave fizikë

DAP ka përgatitur një doracak për paraqitjen dhe taksimin e të ardhurave të zhvilluara nga jashtë nga ana e personave fizikë

Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Drejtoria e të Adhurave Publike ka përgatitur një doracak për raportimin dhe vlerësimin e të ardhurave nga jashtë. Në përputhje me Ligjin për tatimin e të ardhurave personale, personave fizikë, rezidentë në shtet, të cilët realizojnë të ardhura nga jashtë janë të detyruar t'i paraqesin ato përmes sistemit të e-Shërbimeve tatimore. 

Detyrime për paraqitjen e të ardhurave kanë të gjithë pesonat fizikë të cilët zhvillonin të ardhura nga jashtë bazuar në të ardhurat nga puna (paga, honorare, shërbimet intelektuale, frilens), të ardhurat nga qiraja (duke përfshirë dhe ato përmes platformave si Airbnb dhe Booking.com), fitimet kapitale (shitja e pronës, kriptovalutat, letrat me vlerë, etj.) të ardhurat nga kapitali (dividendët, interesat, të ardhurat e tjera financiare), e drejta autorialë, fitimet nga lojërat e fatit dhe lloje të tjera të të ardhurave. 

Hyrjet nga jashtë të cilat nuk i nënshtrohen taksimit janë hyrje të fituara në bazë të një dhurate, mbështetjeje familjare, huae ose transfertave përmes Western Union, Ria, Moneygram dhe shërbimeve të ngjashme.  

Të gjitha detajet rreth këtij taksimi mund të gjenden në linkun e mëposhtëm http://www.ujp.gov.mk/mk/javnost/soopstenija/pogledni/1170

Udhëzimet praktike se si të plotësoni dhe të paguani llogaritjen mund të shihen në linkun e mëposhtëm https://youtu.be/9P7RjC-Zjc8.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR