• e diel, 22 dhjetor 2024

Doracak për kuptim dhe veprim me varfërinë energjetike

Doracak për kuptim dhe veprim me varfërinë energjetike

 Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Varfëria energjetike nuk është vetëm pamundësi që të paguhen faturat e energjisë elektrike, por duhet të konsiderohet si pjesë e nevojës që të garantohet përmbushja e të gjitha nevojave elementare në shtëpi - për ngrohje, ftohje, transport, komunikim dhe të ngjashme, është përfundimi kryesor i Doracakut për kuptim dhe veprim me varfërinë energjetike që sot do ta promovojë Analitika ten-tenk.

“Kjo është e rëndësishme sepse varfëria e fshehur energjetike është kur qytetarët u japin përparësi pagesës së faturave të energjisë elektrike dhe ngrohjes, por për ta arritur këtë  reduktojnë shpenzimet për nevoja të tjera elementare, si transporti, ushqimi etj"., thonë nga Analitika ten-tenk. 

Theksojnë se persponat në varfëri energjetike, gjegjësisht ata të cilët i ulin shpenzimet e nevojave bazë si ushqimi, ilaçet ose transporti që t'i mbulojnë shpenzimet për energji, preferojnë kontroll më të madh të monopolit në sektorin e energjisë dhe mbrojtje më të mirë sociale në vend të ndihmës direkte në formën e subvencioneve. . 

 Saktësojnë se doracaku është i dedikuar për një grup të gjerë të faktorëve që punojnë në çështjet energjetike, sociale, ekologjike, shëndetësore, gjinore, klimatike dhe çështjeve të lidhura me to, me qëllim që të informohen për aspektet shumëdimensionale të varfërisë energjetike, e cila aktualisht prek një numër më i madh qytetarët, sidomos si pasojë e krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve të energjisë. Doracaku, siç thonë, ilustron më shumë aspekte të varfërisë energjetike dhe ofron 28 rekomandime.

 Foto: Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR