• e martë, 24 dhjetor 2024

Dorëzimi i mirënjohjeve më të larta të MSP-së në manifestimin tradicional "Urat"

Dorëzimi i mirënjohjeve më të larta të MSP-së në manifestimin tradicional

Strugë, 25 gusht 2024 (MAI) - Me lexim ndërkombëtar poetik "Urat" dhe dorëzim të çmimeve, "Kurora e Artë", "Vëllezërit Milladinovi" dhe "Urat e Strugës" sonte në Urën e poezisë në Strugë përfundon edicioni i 63-të i Festivalit ndërkombëtar të poezisë Mbrëmjet strugane të poezisë (MSP).

Mirënjohja më e lartë e festivalit, "Kurora e Artë" do t'i dorëzohet laureatit të sivjetmë, poetit francez, Zhan Pjes Simeon. Çmimi "Vëllezërit Milladinovi" për vitin 2024 për librin më të mirë poetik mes dy edicioneve të festivalit do t'i dorëzohet poeteshës maqedonase si dhe teoriciente e letërsisë, Katica Qullafkova për librin "Qiellin e kam shtëpi". Akademikja Qullafkova për herë të dytë e fiton këtë mirënjohje. Mirënjohjen "Urat e Strugës" që UNESKO dhe Mbrëmjet strugane të poezisë e ndajnë për poetin më të mirë-debutues do ta fitojë shkrimtarja gjermane Katrin Pic për librin e saj poetik "Ditë të këtilla ka pasur çdoherë".

Në kryeqendrën poetike të inspiruar nga Liqeni i Ohrit, lumi Drini i Zi dhe bukuritë natyrore të qytetit të urave gjatë tre ditëve të kaluara keijojnë dhe lexojnë poezi 25 poetë vendorë dhe rreth 50 të huaj.

Festivali poetik ndërkombëtar solemnisht u hap të enjten me ndezjen tradicionale të zjarrit të festivalit dhe mbjelljen e drurit në Parkun e poezisë për nder të fituesit të "Kurorës së artë". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR