• e premte, 05 dhjetor 2025

Dorëheqje në qeverinë greke për shkak të skandalit me subvencionet bujqësore evropiane

Dorëheqje në qeverinë greke për shkak të skandalit me subvencionet bujqësore evropiane

Athinë, 27 qershor 2025 (MIA) - Ministri për migrim dhe azil i Greqisë, tre zëvendësministra mes të cilëve edhe ai i punëve të jashtme dhe një sekretar i përgjithshëm në Qeverinë greke sot dhanë dorëheqje për shkak të skandalit me Agjencinë për Menaxhim me Subvencionet Bujqësore nga BE-ja (OPEKEPE), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis kutmoi se ministri për migrim dhe azil Makis Voridis, zëvendësministrat e punëve të jashtme Tasos Hasivasiliu, bujqësisë dhe ushqimit Dionisis Stamenitis dhe për menaxhim dixhital Hristos Bukoros, si dhe sekretari i përgjithshëm i bujqësisë dhe ushqimit, Jorgos Stratakos dhanë dorëheqje të cilat janë pranuar nga kryeministri i Greqisë.

Në rastin për OPEKEPE që nga prokurori evropian ishte dorëzuar në Parlament, sipas mediave greke, janë përfshirë edhe ministra të Qeverisë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR