• e shtunë, 23 nëntor 2024

Do ta mbrojmë standardin e qytetarëve edhe pas përfundimit të shportës së vjeshtës, premton Mickoski

Do ta mbrojmë standardin e qytetarëve edhe pas përfundimit të shportës së vjeshtës, premton Mickoski

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëron se institucionet do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet për mbrojtje të standardit të qytetarëve në rast të rritjes enorme të çmimeve të produkteve ushqimore pas përfundimit të shportës së konsumit të vjeshtës më 31 të këtij muaji.

“Pres që bashkë me odat dhe me tregtarët dhe me prodhuesit të mos ketë tërbim. Nëse vjen deri te kjo do të reagojmë ashpër dhe do ta mbrojmë standardin e qytetarëve me gjithçka që kemi si mjet në dispozicion”, deklaroi Mickoski në pyetjen e gazetarëve para pjesëmarrjes në Konferencën e parë vjetore të Blumberg Adria në Shkup.

Me vendim të Qeverisë, për 73 produkte ushqimore të përfshira në shportën e konsumit të vjeshtës marzha bruto e fitimit është kufizuar në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Ato produkte në markete janë të shënuara me mbishkrimin “më pak shpenzime, më shumë për ty”. 

Qeveria paralajmëroi se masa shporta e konsumit të vjeshtës në periudhën e ardhshme do të zbatohet si shportë e Krishtlindjeve, Ramazanit, Pashkëve me kohëzgjatje të kufizuar para dhe gjatë kohës së festave kur zakonisht rriten çmimet e produkteve ushqimore bazë, me qëllim që të mbrohet standardi i qytetarëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR