• e diel, 22 dhjetor 2024

Do të përgjigjet penalisht ai i cili paralajmëroi se Shkupi do të mbetet pa transport publik, paralajmëroi Arsovska

Do të përgjigjet penalisht ai i cili paralajmëroi se Shkupi do të mbetet pa transport publik, paralajmëroi Arsovska

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska paralajmëroi se do të parashtrojë padi penale për të gjithë ata të cilët paralajmëruan se do ta lënë Shkupin pa transport publik.

"Nuk mundet dikush të dalë me datën 15 të muajit dhe të thotë nuk ka rroga, nuk do të ketë transport, ndërkaq që kryen veprimtari të intersit publik. Për atë do të përgjigjet penalisht ai i cili paralajmëroi se Shkupin do ta lë pa transport publik", tha Arsovska, në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp për Planin e ri të hollësishëm urbanistik në Komunën GJorçe Petrov.

Sindikatat në NQP, javën e kaluar, të enjten pasdite paralajmëruan ndërprerje të transportit publik për të premten, për shkak të rrogës së papaguar për janarin. Autobusët nuk qarkulluan prej orës 04:30 deri në orën 6:30, kur, siç sqaruan, janë lajmëruar nga drejtori se do t'u paguhet rroga. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR