• e hënë, 23 dhjetor 2024

Do të mblidhet Komisioni për sëmundje ngjitëse, priten detaje për ndalimin e fëmijëve të pavaksinuar nëpër kopshte

Do të mblidhet Komisioni për sëmundje ngjitëse, priten detaje për ndalimin e fëmijëve të pavaksinuar nëpër kopshte

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Komisioni për sëmundje ngjitëse sot duhet të mbajë seancë në orën 12, ndërsa sipas asaj që dje e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri do të jetë e qartë nëse ndalesa për pranimin e fëmijëve të pavaksinuar me DiTePer vlen për ata që nuk janë vaksinuar ose edhe për ata që nuk janë rivaksinuar.

Nga e hëna Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) ka filluar me inspektime të jashtëzakonshme dhe dhënien e vendimeve për ndalimin e pranimit të fëmijëve në kopshte që nuk janë të imunizuar me vaksinën DTP pasi Ministria e Shëndetësisë pranoi rekomandimet e seancës së fundit të Komisionit të Sëmundjeve ngjitëse.

Drejtoresha e ISHSSHS-së Renata Mlladenovska të hënën informoi se pothuajse 50 për qind e fëmijëve në kopshtet në Shkup janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar kundër kollës së mirë, ndërsa në brendi mbi 95 për qind janë të vaksinuar.

Fakti se rreth 50 për qind e fëmijëve janë të pavaksinuar ose pjesërisht është dështuese, vlerësoi Mlladenovska. 

Скоро 50 отсто од децата во градинките во Скопје се невакцинирани или се делумно против пертусис, а во внатрешноста над 95 отсто од дечињата се вакцинирани, информираше денеска директорката н

ISHSSH, siç tha, kontrollon edhe kopshtet private.

Për përfshirjen e ulët të vaksinimit kundër kollës së mirë është diskutuar edhe dje në takimin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Demiri me përfaqësuesen e UNICEF-it në vend, Patricia DiXhovani.

"UNICEF-i shpreh gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për forcimin e sistemit shëndetësor dhe zbatimin e aktiviteteve të komunikimit për të rikthyer besimin në sistemin shëndetësor dhe vaksinat.  Në këtë kontekst, është i rëndësishëm futja e një sistemi për menaxhimin e dezinformatave lidhur me vaksinat dhe procesin e vaksinimit në Ministrinë e Shëndetësisë", informoi Ministria e Shëndetësisë përmes një kumtese për media.

Дека е зголемен интересот за вакцинација против пертусис, народски кажано голема или магарешка кашлица, потврди вчера заменик министерката за здравство во техничката Влада, Маја Манолева, по

Sanja Cilevska Mlladenovska, pediatre në Qendrën e vaksinimit "Bukuresht" për MIA-n deklaroi se numri i vizitave nga e hëna është trefishuar. Siç sqaron ajo, 2/3 e vizitave janë fëmijë me rivaksinim e humbur të DiTePer.

"Në baza ditore në të dyja turnet aplikohen rreth 120 vaksina. Mjaftueshëm jemi të ngarkuar edhe me punë administrative rreth dhënies së certifikatave për kopshtet, të cilat sipas vendimeve të ISHSSH-së kërkojnë të gjithë fëmijët që janë mbi 20 muaj dhe të kenë marrë katër doza të vaksinës DiTePer. Ky është një problem shtesë për prindërit e fëmijëve që tani po fillojnë vaksinimin për herë të parë, duke qenë se distanca më e shkurtër nga doza e parë në të katërt është nëntë muaj", sqaron Cilevska - Mlladenovska. 

Доктор Лулзиме Бајрами од Центарот за јавно здравје утрово изјави за МИА дека од почетокот на годината, заклучно со петок, 1 март, вкупно 120 случаи на голема кашлица се регистрирани на терит

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), nga data 1 deri më 7 mars janë raportuar 50 raste të reja me kollë të mirë. Pjesa më e madhe e rasteve janë në Shkup - 43, ndërsa janë raportuar tre raste në Tetovë dhe nga një në Koçan, Kavadar, Kumanovë dhe Manastir. Nga rastet e reja, pesë janë hospitalizuar. Bëhet fjalë për katër fëmijë të moshës nën një vjeç dhe një nga grupmosha një deri në katër vjeç.

"Deri më 7 mars në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 173 raste të kollës së mirë, me një incidencë prej 9.4/100.000 banorë. Sa i përket vendbanimit, numri më i madh i banorëve jetojnë në Shkup - 151 ose 87,3 për qind në dymbëdhjetë komuna të ndryshme, sqaron ISHP-ja. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR