DMSH: Janë përfshirë objekte të F-Grupacionit në Trubarevë, zjarrin e shuan edhe er-traktori
- Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) bëri të ditur se për shuarjen e zjarrit në Trubarevë të Shkupit kanë ndërhyrë edhe një aeroplan special er-traktor.
Shkup, 13 shtator 2025 (MIA) - Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) bëri të ditur se për shuarjen e zjarrit në Trubarevë të Shkupit kanë ndërhyrë edhe një aeroplan special er-traktor.
Stojançe Angellovi, drejtor i DMSH, bëri të ditur se zjarri nuk i ka prekur objektet e kompanisë "Zero Mbeturina", siç kishte informuar më parë, por janë përfshirë objektet e "F-Grupacionit", e cila merret me mbeturinat elektronike.
"Korrigjim: Zjarri ka përfshirë objektet e "F - Grupacionit" që merret me mbeturinat elektronike. Kompania "Zero nmbeturina" nuk ka objekte këtu dhe objektet e saj nuk janë prekur nga zjarri", njoftoi Angellovi.
Paraprakisht, Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri të Qytetit të Shkupit, për MIA-n konfirmoi se bëhet fjalë për një zjarr të madh që përfshin materiale të mbeturinave dhe se disa ekipe po e shuajnë.
Foto: DMSH