• e hënë, 23 dhjetor 2024

DMSH disponon me një "Er traktor" funksional, por për momentin nuk ka nevojë për fluturake shtesë

DMSH disponon me një

Shkup, 9 shtator 2024 (MIA) - Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) për momentin disponon vetëm me një aeroplan funksional "Er traktor" nga tre të cilët i posedon, informoi për MIA-n drejtori i DMSH-së, Xhevat Selami.

Siç theksoi Selami, para tre ditësh janë thirrë mekanikët nga Spanja dhe i kanë riparuar aeroplanët, por ditën e ardhshme u paraqit problemi i njejtë.

"Njëri aeroplan duhet të servisohet, ndërsa tjetrin аеroplan e riparuam para tre ditësh në Prilep kur operuan dy aeroplanë. I thirra mekanikët nga Spanja, ata i riparuan aeroplanët dhe ditën e njejtë funksionuan, por megjithatë u paraqit problemi i njejtë. Për momentin vetëm njëri aaeroplan është në përdorim, ndërsa për tjetrin duhet të presim deri nesër të shohim si do të jetë gjendja nëse do të mund të fluturojë apo jo", tha Selami.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, ndërkaq, në deklaratë për MIA-n thotë se për momentin nuk ka nevojë për fluturake shtesë. Një "Er traktor" funksional, siç tha Angellov, për momentin përdoret në mënyrë preventive për shuarje të zjarreve në rajonin e Prilepit.

"Sot përdorim në mënyrë preventive 'Er traktor' në rajonin e Prilepit dhe nuk kemi nevojë për fluturake të tjera. Zjarri nuk është i vështirë, por kemi frikë të mos na dalë nga kontrolli, sepse vegjetacioni po thahet shpejtë", tha Angellov. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR