• e diel, 22 dhjetor 2024

Dizeli lirohet për një denarë, benzina shtrenjtohet për gjysmë denari

Dizeli lirohet për një denarë, benzina shtrenjtohet për gjysmë denari

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Nga mesnata për një denarë lirohet dizeli, ndërsa për gjysmë denarë vaji Ekstra i lehtë për amvisëri. Benzinat shtrenjtohen për gjysmë denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Eurodizeli do të shitet me çmim për 77 denarë për litër, ndërsa vaji Ekstra i lehtë për amvisëri me çmim prej 75,5 denarë për litër.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 nga mesnata do të jetë 83 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 85 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit rritet për 0,409 den/kg dhe do të arrijë 43,752 den/kg. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR