• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita ndërkombëtare e punës do të shënohet me protestë të 1 majit dhe kërkesa drejtuar qeverisë së re

Dita ndërkombëtare e punës do të shënohet me protestë të 1 majit dhe kërkesa drejtuar qeverisë së re

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Rritje të rrogave në sektorin privat dhe atë publik, rrogë minimlae në shumë prej së paku 450 eurove në 100 ditët e para të qeverisë së re, pagesë të shpenzimeve për ushqim në vlerë prej 20 për qind të rrogës mesatare dhe pagesë të shpenzimeve për transport, janë disa nga kërkesat që sot Lidhja e sindikatave do t'i cekë në protestën e organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës.

Sindikata kërkon edhe kufizim të punës në kohë të caktuar në rrethana të jashtëzakonshme dhe në maksimun një vit, të drejtë për të shtunë jopune dhe kontroll të shtuar të punës jashtë orarit, ulje të orarit të plotë në javë 35-orëshe dhe heqje të javës 72-orëshe në projekte strategjike.

Protesta do të fillojë para Shtëpisë së punëtorëve, do të vazhdojë para Kuvendit dhe Odës ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë.

Vlerësim i LSM-së është se ka shkelje të shtuar të të drejtave të punëtorëve, ndërsa ligji i ri për marrëdhënie të punës nuk po miratohet tashmë gjashtë vite, përderisa vitin e fundit, siç cekin, nuk është punuar fare në të, përkatësisht nuk janë mbajtur debate për tejkalimin e dallimeve në krijimin e ligjit mes partnerëve social.

Nga atje theksojnë se tek ata ka mbi 10.000 paraqitje për shkelje të të drejtave të punëtorëve, ndërsa sipas LSM-së, precedent është edhe ajo që ndryshimi i Ligjit për marrëdhënie të punës me të cilin është vendpsur mundësia për javë pune prej 72 orëve është bërë pa dialog social dhe pjesëmarrje të LSM-së si sindikatë reprezentative.

Sulm ndaj sindikalizmit në shtet, sipas LSM-së, është edhe vendimi i Gjykatës supreme me të cilin pas 18 viteve kontest gjyqësor dhe mbi 8 aktvendimeve në dobi të LSM-së, u mor Shtëpia e punëtorëve.

Сојузот на синдикати на Македонија  бара да се преземат напори за да им се помогне на работниците, претпријатијата и јавните служби да ја надминат кризата предизвикана од коронавирусот.

Dita ndërkombëtare e punës festohet çdi 1 maj dhe i kushtohet luftës për ruajtje dhe avancim të të drejtave të punëtorëve. Kjo festë shënohet në shenjë respekti ndaj viktimave të grevës që u mbajt prej 1 deri më 4 maj 1886 në Çikago, organizuar me qëllim të vendosjes së orarit ditor të punës prej 8 orëve. Në shenjë respekti ndaj viktimave të grevës, Internacionalja e dytë e Kongresit themelues në vitin 1889 solli deklaratë me të cilën u bëhet thirrje punëtorëve nga e mbarë bota në demonstrata më 1 maj me qëllim të përmirësimit të pozitës së tyre.

Dita ndërkombëtare e punës është festë shtetërore në shumë vende të botës. Në vendin tonë ka status të festës shtetërore dhe deri në vitin 2006 festohej dy ditë, ndërsa pej vitit 2007 festohet vetëm më 1 maj. ab/

Foto: MIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR