• e mërkurë, 30 tetor 2024

Dita e tretë "Ditët e Edukimit Mediatik 2024", në fokus edukimi dhe integriteti gazetaresk

Dita e tretë

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Me "Konferencën kombëtare për edukimin mediatik në arsim", e organizuar nga Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) dhe IREKS, që do të zhvillohet sot prej orës 10 deri 12, në Hotel Limak në Shkup, vazhdojnë Ditët e edukimit mediatik 2024.

Siç informojnë nga IMM, në fillim të konferencës fjalim do të mbajnë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe Xheri Dajbëll, përfaqësuesja e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut. Përfaqësues nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, IMM, IREKS, Qendra shtetërore e provimeve dhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele do të prezantojnë aktivitetet e deritanishme të lidhura me përfshirjen e edukimit mediatik në arsimin formal, mes të cilëve edhe gjetjet nga hulumtimet e realizuara në mesin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.

Pastaj, në kuadër të shënimit të DEM-së që mbahet këtë vit nën moton "Vetëdija e juaj është filtri më i rëndësishëm" në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele me fillim nga ora 12:00 deri 14:30 sot do të mbahet panel diskutimi me temë " Përforcimi i integritetit dhe përgjegjësisë gazetareske", organizuar nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe IFEC.

Radio Kanali 77 do të festojë edukimin mediatik në programin e saj gjatë gjithë ditës.

Me Ditët e Edukimit Mediatik 2024, i cili zhvillohet prej 28 tetorit deri më 4 nëntor përmes një sërë ngjarjesh të ndryshme, Rrjeti i Edukimit Mediatik kontribuon në shënimin e javës Globale të Edukimit në Media dhe Informacione të organizuar nga Aleanca për Edukimin mediatik dhe informativ të UNESKO-s. Tema e DEM-së, e lidhur me javën Globale, është "Edukimi mediatik dhe informativ për informim me interes publik". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR