• e diel, 22 dhjetor 2024

Dita e shakasë pas maskës së pandemisë

Dita e shakasë pas maskës së pandemisë
Shkup, 1 prill 2021 (MIA) – Tufë fëmijësh të shndërruar në magjistarë, superheronj, sportistë dhe shumë kostume tjerë, ndër vite më 1 prill, parakaluan në sheshin tonë. Këtë vit ka disa maska, të njëjtit janë në distancë, të shoqëruar nga prindërit, të cilët e mbajnë maskën e vitit, atë mbrojtëse nga Kovid-19. Sot është 1 prilli, dita e shakasë. Fëmijët me dëshira të ndryshme, prindërit me vetëm një, që sa më shpejtë të lirohemi nga maskat mbrojtëse nga fytyrat tona. Mbarë botën, Dita e shakasë çdo vit festohet më 1 prill. Kjo ditë nuk është festë kombëtare, por, gjithkund festohet si ditë kur shumica bëjnë shaka dhe truqe enigmatike me miq, anëtarë të familjes, arsimtarë, fqinjë dhe kolegë. MIA doli në terren që ta transmetojë atmosferën e Ditës së shakasë tek ne. Hasëm në fëmijë të lumtur, të maskuar me masa më të ndryshme. Një pjesë e fëmijëve ndanë me ne se për fat të keq, këtë vit, maskat e tyre nuk i prezantuan në shkolla, pasi mësimi, për shkak të pandemisë me kovid-19, është onllajn. Autor: Angella Rajçevska Foto: Frosina Naskoviq

QËNDRONI TË LIDHUR