• e premte, 05 dhjetor 2025

Dita e pestë e fushatës për zgjedhjet lokale

Dita e pestë e fushatës për zgjedhjet lokale

Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) – Vazhdon prezantimi i programeve të kandidatëve për zgjedhjet lokale në shtet edhe sot, në ditën e pestë të fushatës. 

Kandidati për kryetar të komunës Gostivar i Koalicionit AKI, Valbon Limani do ta prezantojë programin zgjedhor në sallën e vogël të Qendrës së Kulturës me fillim në orën 14:30. 

Edhe kandidati i pavarur për kryetar të komunës Gostivar, Visar Ademi sot do ta prezantojë programin zgjedhor 2025-2029 në qendrën „I-Can“ me fillim në orën 18. 

Në Gostivar, kryetari partisë E majta, Dimitar Apasiev, kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Darko Grujoski, bartësi i listës, Nikolla Isakovski dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë do të takohen gjithashtu me qytetarët. Më pas, në Tetovë, Apasievi, kandidatja për kryetar të komunës së Tetovës, Katka Bozhinoska dhe bartësi i listës së Tetovës, Bobi Ilievski do të mbajnë takim me qytetarët.

VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në Novaci nga ora 17, Mogillë nga ora 18:30 dhe në Manastir nga ora 20:30. 

Karvani i LSDM-së dhe Koalicionit do të jetë në Debërcë dhe Vevçan në orën 17:30, Strugë në orën 18:30, ndërsa tubimi në Ohër do të fillojë nga ora 20. 

Partia politike Demokratë do të mbajë konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese në orën 12. 

Fushata zgjedhore, e cila filloi të hënën, do të zgjasë deri më 17 tetor në mesnatë, pas çka vijon heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 2 nëntor.

Siç parashikon Kodi zgjedhor (neni 69a), për fushatë zgjedhore konsiderohet një tubim publik dhe ngjarje të tjera publike të organizuara nga një pjesëmarrës në fushatën zgjedhore, shfaqja publike e bilbordeve, video prezantime në vende publike, prezantimi zgjedhor në media dhe internet, shpërndarje e materialeve të shtypura dhe prezantimi publik i kandidatëve të konfirmuar nga autoritetet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre.

Zgjedhjet lokale 2025 janë të tetat që nga pavarësia e shtetit, ndërsa të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista të këshilltarëve në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Do të votohet në 3.480 vendvotime për 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave komunalë ose për gjithsej 10 490. 

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe të votuesve gjegjësisht kandidatura të pavarura. 

Më shumë kandidatë për kryetar komunash ka për Qytetin e Shkupit- 16. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR