Dita e parë e tregtimit në Bursën e Maqedonisë së Veriut të energjisë elektrike
- Këtë ditë do ta mbajmë mend për atë që sot në orën 10:35 për herë të parë u mbyll porta për tregtim e Bursës së Maqedonisë së Veriut të energjisë elektrike, me çka u shënua fillimi i funksionimit të tregut të organizuar, të tregut një ditë - paraprakisht në vendin tonë, porositi menaxhuesi i Operatorit nacional të tregut të energjisë elektrike - MEMO, Simon Shutinoski në ngjarjen me të cilën u shënua fillimi zyrtar i punës së bursës.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:07, 10 maj, 2023

Shkup, 10 maj 2023 (MIA) - Këtë ditë do ta mbajmë mend për atë që sot në orën 10:35 për herë të parë u mbyll porta për tregtim e Bursës së Maqedonisë së Veriut të energjisë elektrike, me çka u shënua fillimi i funksionimit të tregut të organizuar, të tregut një ditë - paraprakisht në vendin tonë, porositi menaxhuesi i Operatorit nacional të tregut të energjisë elektrike - MEMO, Simon Shutinoski në ngjarjen me të cilën u shënua fillimi zyrtar i punës së bursës.
"kjo do të thotë se sot morëm çmime referente në tregun e vendit të energjisë elektrike. të cilat u referohen kërkesës dhe ofertës vendore të energjisë elektrike. Sot ndodhi sigurt dhe pa kurfarë problemi tregtimi i energjisë elektrike në tregun tonë të organizuar", tha Shutinoski.
Theksoi se në ditën e parë të tregtimit në Bursën e Maqedonisë së Veriut morën pjesë 20 nga gjithsej 22 kompanitë të cilat kishin kontrata me MEMO-n për pjesëmarrje në bursën e energjisë elektrike. janë tregtuar rreth 500 megavaz orë energji elektrike apo mesatarisht rreth 20 megavat orë me çmim mesatar prej rreth 7.125 denarë që është i përafërt me çmimet në rajon dhe Evropë.
Më pas, shtoi, pasoi procesi i marrjes me qira të platformës tregtare dhe platformës për kiliring dhe rrafshim financiar, gjatë të cilit u bë kontrata me partnerët tanë të sotëm BSP South Pool - bursë sllovene e energjisë elektrike dhe EPEX SPOT - bursë evropiane e energjisë eëektrike me seli në Paris, e cila është një ndër bursat më të mëdha në Evropë, e përfaqësuar në mbi 15 vende perëndimroe evropiane.
Theksoi se Bursa e energjisë elektrike do të nxisë investime të shtuara në kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse, me atë që investuesit do të kenë treg të organizuar, ku do të mund ta shesin energjinë e prodhuar. Tregtarëve dhe furnizuesve të energjisë elektrike, e madje edhe konsumatorëve të drejtpërdrejtë të mëdhenj do t'u mundësojë t'i optimizojnë portofolet e veta dhe ta planifikojnë punën e tyre.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili është për vizitë në SHBA, në letrën dërguar MEMO-s me rastin e fillimit të punës së Bursës së parë të Maqedonisë së Veriut për tregtim me energji elektrike, theksoi se puna e kësaj burse, do të thotë siguri për prodhimin e rrymës, siguri për spitalet, për shkollat, për të gjitha isntitucionet, të cilat furnizohen me energji në tregun e liberalizuar - përkatësisht furnizim stabil me rrymë dhe mundësi për furnizim efikas të sasive të kapshme të rrymës.
Për kompanitë dhe për investuesit, shtoi, fillimi me punë i bursës do të thotë mundësi për tregtim transparent dhe jodiskriminues me energji elektrike. Për shtetin dhe për qytetarët, do të thotë mundësi për investues të tjerë nga jashtë, të cilët i motivojmë të investojnë në burime ripërtëritëse të energjisë në vendin tonë.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në fjalimine tij tha se hapja e bursës së energjisë elektrike nuk është qëllimi i fundit, por është vetëm një nga hapat e shumtë të cilët i ndërmarrim gjatë krijimit të tregut bashkëkohor energjetike në vendin tonë. Bursa jonë e energjisë elektrike, siç tha, do të ketë ndikim të konsiderueshëm ekonomik dhe energjetik në rajon dhe është e gatshme për ndërlidhje rajonale të tregjeve të energjisë elektrike duke u udh[hequr nga modeli panevropian i tregut të energjisë elektrike.
Shpresoj, theksoi, se Maqedonia e Veriut do ta shfrytëzojë pozitën e vet gjeografike dhe ndërlidhjen e mirë me fqinjët për çka është e mundshme ndërlidhja sa më e shpejtë rajonale me tregjet e energjisë elektrike nga BE-ja dhe rajoni i Ballkanit Perënidmor, që do të sjellë sikuiditet të bursës së energjisë elektrike, rrejdha më të mëdha të energjisë elektrike dhe çmim konkurrent të energjisë elektrike në tregun e liberalizuar.
"Kjo bursë do të mundësojë transparencë më të madhe, konkurrencë dhe efikasitet gjatë tregtimit me energji elektrike në tregun me shumicë. Gjithashtu, të gjitha kompanitë tona dhe investuesit tanë kanë mundësi për tregtim transparent dhe jodiskriminues me energji elektrike", theksoi Bytyqi.
Me fillimin me punë të bursës së energjisë elektrike, shtoi, bëhemi pjesë e familjes evropiane të tregjeve të organizuara të energjisë elektrike.
Zëvendës-ambasadori i SHBA-së në vend, Erik Mejer, në fjalimin para të prnaishmëve theksoi se bursa përmes këmbimit të energjisë elektrike do të mundësojë përfitime të shumta për Maqedoninë e Veriut, krijim efikas të çmimeve të energjisë elektrike, por edhe përfitime për investuesit e interesuar.
Theksoi se bursa, posaçërisht do të ndikojë nsaj sektorit për burime ripërtëritëse të energjisë dhe ndaj përpjekjeve të vendit për rritje të sasive të energjisë ripërtëritëse, që do të japë nxitje për lëvizje drejt të ardhmes së dekarbonizuar energjetike.
Mejer tha se lansimi i bursës gjithashtu mundëson nxitje të integrimit më të madh energjetik në Evropë lidhur me dizajnimin e tregut të rrymës. Shtoi se hapet mundësi për harmonizim të tregut të vet me tregjet fqinje për rrymë dhe ndihmohet në optimizimin e resurseve në rajon.
Ai shtoi se SHBA-ja është krenare për shkak të partneritetit me Qeverinë e RMV-së dhe theksoi se kjo është pjesë e procesit për vendosje të urës energjetike mes SHBA-së dhe BE-së, e cila do të mundësojë energji të kapshme për të gjithë dhe siguri dhe stabilitet më të madh energjetik.
Drejtori i Sekretariatit të komunitetit energjetik, Artur Lorkovski në video fjalim theksoi se krijimi i tregut konkurrues për tregtim me energji elektrike është një nga qëllimet e Komisionit evropian, por shtoi se qëllimi i fundit është të ketë integrim dhe ndërlidhje të plotë me tregjet e tjera, përkatësisht të ketë treg të vetëm të energjisë elektrike në nivel të Bashkimit Evropian.
"Jam i bindur se hapja e ditës së sotme paraprake të tregut në Maqedoni të Veirut do të mundësojë në të ardhmen të mund të kyçemi në ditën e vetme paraprake të tregut dhe të kemi ndërlidhje adekuate tejkufitare. Vendosja e ditës paraprake të tregut do të mundësojë të bëhet akoma më shumë dhe do të mund të thirren investues potencial", porositi Lorkovski. ab/
Foto: MIA