• e enjte, 07 nëntor 2024

Dita e Kryengritjes Popullore - 11 Tetori

Dita e Kryengritjes Popullore  - 11 Tetori

 Shkup, 11 tetor 2024 (MIA) - Me akademi solemne,  vendosje lulesh dhe ndarje të çmimeve sot do të shënohet Dita e Kryengritjes Popullore - 11 Tetori.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në akademinë solemne, e cila nën patronatin e saj do të mbahet  në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi. 

 

Me rastin e festës shtetërore 11 Tetori, delegacione qeveritare dhe parlamentare do të vendosin lule në Shkup, Prilep dhe Kumanovë.  Delegacioni qeveritar në përbërje të ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe zëvendëskryeministrit për Sistem Politik Ljupço Dimovski do të vendosin lule në varrezat partizane në Butel dhe para monumentit "Çlirimtarët e Shkupit" para Qeverisë. 

Në Prilep, ndërkaq, delegacioni qeveritar në përbërje të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski, zëvendësministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska dhe zëvendësministrit të  Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski do të vendosin lule para përmendores së Metodija Andonov - Çento, para monumentit të Kuzman Josifovskit - Pitu dhe Mogillën e të Pamposhturve.

Delegacioni qeveritar në përbërje  të ministrit të Administratës Publike Goran Minçev, ministrit të Sportit Borko Ristovski dhe zëvendësministrit për Transformim Digjital Radosllav Nastasijeviq Varxhiski do të vendosin lule në monumentin përkujtimor në Kumanovë.  

 

 

Në Sallën e Kristalltë të Kuvendit sot do të ndahet Çmimi shtetëror "11 Tetori"  për vitin 2024 për mirënjohjen më të lartë të veprës jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të  Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

 

Më 11 tetor të vitit 1941, Çeta e Parë Partizane e Prilepit e sulmoi stacionin policor dhe rrjetin telefonik-telegrafik në Prilep, dhe të nesërmen, më 12 tetor, u njoftuan  edhe partizanët nga Çeta e Kumanovës.

 Gjatë pushtimit të Maqedonisë, 58.000 njerëz u internuan nga Maqedonia, ndërsa përveç krimeve të kryera nga pushtuesit kundër popullatës civile të pafajshme, vendi pësoi dëme të mëdha ekonomike.

 Kurora e luftës janë vendimet e Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së në vitin 1944,që solli në jetë idealet shekullore për themelimin e shtetit të Maqedonisë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR