• e martë, 26 nëntor 2024

Dita e katërt e protestës paralajmëruese në MIA

Dita e katërt e protestës paralajmëruese në MIA

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Të punësuarit në Agjencinë Informative Mediatike (MIA) edhe sot për herë të katërt gjatë kohës së pauzës kanë dalë në protestë paralajmëruese para objektit të agjencisë. Ata përsëritën kërkesat e tyre, ndër të cilat më urgjente është rritja e pagave për 30 për qind.

Paga mesatare në MIA, siç thonë të punësuarit, është larg nga paga mesatare në vend dhe aktualisht është 36.465 denarë.

Nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGM) informoi se kërkesat e punonjësve të MIA-s i përkrahin pa rezerva që nga fillimi dhe theksojnë se ato janë legjitime.

“Duke marrë parasysh paralajmërimin për seancë të Qeverisë sot, dhe premtimin se kjo kërkesë mund të zgjidhet pozitivisht, mendojmë se është koha ideale për mbylljen e kësaj çështjeje”, theksojnë nga SPGM-ja.

Rikujtojnë se MIAështë media multimediale që prodhon lajme në tri gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. MIA ka rrjetin më të madh korrespondent dhe raporton për të gjitha ngjarjet në vend, por edhe për ngjarjet botërore. Agjencia bashkëpunon si me mediat rajonale ashtu edhe me ato botërore, ndaj roli i saj është i një rëndësie të madhe për të gjithë vendin dhe veçanërisht për skenën mediatike. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR