• e diel, 22 dhjetor 2024

Dita e iluministëve mbarësllavë Shën Cirili dhe Metodi

Dita e iluministëve mbarësllavë Shën Cirili dhe Metodi

Shkup, 24 maj 2024 (MIA) - Me shumë ngjarje sot në vend shënohet Dita e iluministëve mbarësllavë vëllezërve Cirili dhe Metodi, të cilët janë themelues të alfabetit dhe letërsisë sllovene dhe janë meritorë për zhvillimin kulturor të të gjithë popujve sllavë. Për shkak të meritave të tyre për krishterizmin Kisha e shenjtë i ka shpallur të barabartë me apostujt.

Delegacioni shtetëror - kishtar i kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova po qëndron në Romë dhe në Vatikan ku do të bëjë homazhe në varrin e Shën Cirilit, në kuadër të manifestimit "Dita e shën Cirilit dhe Metodit", ndërsa pati edhe audiencë te papa Françesku.

Në kuadër të Ditës së 24 Majit, një delegacion qeveritar i kryesuar nga Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, dje vendosën lule para përmendores së Shën Cirilit dhe Metodit, në pllajën para Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup.

Edhe pse shenjtorët Cirili dhe Metodi kanë festa të veçanta në ditën e pushimit të tyre, Kisha përcaktoi gjithashtu një festë të përbashkët më 24/11 maj. Në fillim, Kisha kremtoi veçmas kujtimin e dy vëllezërve, në ditët e pushimit të tyre Shën Cirili më 27/14 shkurt dhe të Shën Metodit i më 19/6 prill, por më vonë u pa nevoja për festën e tyre të përbashkët. Ata kanë lindur në Selanik, në familjen e një zyrtari të lartë bizantin. Babai i tyre, Lev, ishte ndihmës i komandantit të rajonit të Selanikut dhe nëna e tyre, Maria, vinte nga një familje e respektuar.

Në përputhje me Ligjin për festat në vend, 24 Maji - Dita e iluministëve mbarësllavë vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR