• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita e fitores mbi Fashizmin

Dita e fitores mbi Fashizmin

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Bota sot e shënon Ditën e Fitores mbi Fashizmin. Më 9 maj të vitit 1945 me nënshkrimin e kapitullimit të pakushtëzuar të Gjermanisë naziste, zyrtarisht përfundoi Lufta e Dytë Botërore në të cilën morën pjesë 61 vende, me gjithsej 2.1 miliardë banorë, ose 96 për qind e popullsisë së botës dhe e cila mori më shumë se 50 milionë jetë.

 

Kapitullimi i pakushtëzuar i Rajhut të Tretë është nënshkruar në Berlinin e rrënuar, vetëm disa minuta pas mesnate, më 9 maj. Kapitullimin në emër të Komandës Supreme Gjermane e nënshkruan feldmarshalli Vilhelm kajtel, gjenerali Hans Jirgen Shtumpf dhe admirali Hans Georg fon Frideburg. Nga ana e aleatëve marrëveshjen e nënshkruan marshalli rus Georgi Zhukov dhe gjenerali britanik Artur Teder.

 

Mbi 50-të milionë viktima, 20 milionë ishin nga Bashkimi Sovjetik i athershëm, ndërsa më shumë se 30 milionë ishin civilë.

Në llogoret naziste janë vrarë 12.5 milionë persona, nga ato gjashtë milionë hebrenj. Dëmi material të Luftës së Dytë Botërore vetëm në Evropë llogariten në rreth 260 miliardë dollarë amerikane.

 

Në Lindjen e Largët, lufta përfundoi madje më 2 shtator të vitit 1945, kur Japonia kapitulloi pas bombardimit të Hiroshimës dhe Nagasaki me armën e panjohur në atë kohë, bombën bërthamore. Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në anën e koalicionit antifashist. Në luftërat kundër pushtuesve fashistë, sipas vlerësimeve të historianëve, në Maqedoni kanë humbur jetën 33.000 persona, mes të cilëve mbi 7.000 hebrenj maqedonas, të cilët u deportuan në kampin e përqendrimit në Treblinkë.

 

Me rastin e 9 majit – Ditës së Fitores mbi Fashizmin, delegacione të shumta sot do të vendosin lule para përmendores “Çlirimtarët e Shkupit” në oborrin e Qeverisë dhe te varrezat partizane në Butel. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR