• e diel, 22 dhjetor 2024

Dita e dytë e mbledhjes së Komitetit ushtarak të NATO-s në Bruksel

Dita e dytë e mbledhjes së Komitetit ushtarak të NATO-s në Bruksel

Bruksel, 18 janar 2024 (MIA) - Shefi i Shttamadhorisë së Armatë, gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski sot do të marrë pjesë në vazhdimin e mbledhjes dyditore të Komitetit ushtarak të NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel, ku temë kryesore do të jetë bashkëpunimi me vendet partnere dhe shtetet nga Rajoni indo-paqësor.

Mbledhja e sotme e Komitetit do të fillojë me takim të shefave të Shtatmadhorive të Forcave të armatosura të anëtareve të NATO-s me kolegët e tyre nga vendet e Grupit të partneritetit për përfaqësim të interoperabilitetit (PIAG) - Australia, Austria, Irlanda, Zelanda e Re dhe Zvicra.

PAG është formuar me marrëveshje individuale të sigurisë me vende që nuk janë anëtare të NATO-s, i cili mundëson këmbim të informatave të besueshme dhe pjesëmarrje në trajnimet dhe stërvitjet e Aleancës. Diskutimet në këtë pjesë do të fokusohen në mundësitë e tnaishme dhe të ardhshme për interoperabilitet ushtarak.

Në vazhdim, shefat e Shtatmadhorive me kolegët e tyre nga AUstralia, Japonia, Koreja dhe Zelanda e Re do të diskutojnë për situatën strtaegjike të sigurisë në Rajonin indo-paqësor, sfidat rajonale dhe implikimet e tyre ndaj sigurisë globale.

Mbledhja dyditore e Komitetit ushtarak do të përfundojë me diskutim të anërtarëve të tij me sekretarin e përegjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg kushtuar qëllimeve aktuale politike dhe drejtimeve para takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës muajin e ardhshëm në Bruksel dhe Samitin e Paktit në Uashingtron në korrik të këtij viti.

Mbledhja filloi dje me fjalimin hyrës së kryetarit të Komitetit ushtarak, admiralit Rob Bauer, i cili thekosi se për përforcim të mbrojtje kolektive të NATO-s, në të njejtën kohë edhe për mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj për mbijetesl, nevojitet qasje e përbashkët e tërë shoqërisë.

"Nevojitet sektori publik dhe privat ta ndryshojnë mënyrën e vet të të menduarit nga epoka në të cilën gjithçka ishte e planifikuar, e parashikueshme, e kontrolluar dhe fokusuar në efikasitetin, në epokë në të cilën gjithçka mund të ndodhë në çdo kohë. Epokë në të cilën duhet ta presim të papriturën. Epokë në të cilën duhet të fokusohemi në efektivitet", thekoi Bauer.

Prandaj, sipas tij, aftësia e NATO-s për ta "pritur të papriturën" është drejtpërdrejtë e lidhur me aftësinë për t'u parë gjërat nga një persspektivë tjetër, të zbatohen mënyra të reja dhe të ndryshme të punës dhe të akumulohen perspektiva të ndryshme për kërcënimin.

"Për këtë, kyç është bashkëpunimi ynë me partnerët", potencoi admirali holandez.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Bauer theksoi se ajo nuk është inicuar sepse ndonjëherë ka ekzistuar kërcënimi i sigurisë për Rusinë nga Ukraina apo NATO-ja, por sepse Moska "frikësohet nga diçka shumë më e fuqishme se cila do armë fizike e vendit: demokracia".

Sipas tij, në errësirën e luftës populli ukrainas dhe forcat e armatousra janë ndriçues që i tregon botës se çka do të thotë të luftosh për atë në të cilën beson.

Од денеска до недела во норвешкиот главен град Осло ќе се одржи годишната Конференција на Воениот комитет на НАТО посветена на зајакнување на одвраќањето и одбранбената положба на Пактот, на

Bauer potencoi se anëtaret e NATO-s duhet të kujdesen që vullneti politik të harmonizohet me aftëssitë ushtarake, në kushte kur rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është nën presion tejet të madh.

Në mbledhje, në të cilën marrin pjesë edhe komandanti suprem i Forcave aleate për Evropë, gjenerali Kristofer Kavoli dhe zëvendës komandanti suprem i Forcave aleate për transformim, gjenerali Kris Badia, gjatë ditës së djeshme u bë fjalë për prioritetet kyçe dhe sfidat e Aleancës, për planet për kthim dhe mbrojtje të Rajonit euroatlantik (DDA), për kapacitetet e industrisë mbrojtëe, për procesin e transformimit ushtarak të NATO-s dhe përmirësimin cilëor dhe sasior të potencialeve të saj, si dhe për mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore.

Gjatë ditës së djeshme u mbajt edhe mbledhja e Këshillit NATO-Ukrainë, për herë të parë në nivel të shefave të Shtatmadhorive, ku u bisedua për agresionin rus ndaj ukrainës, për situatën në terren dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Aleancës për vendin.

Në margjina të mbledhjes së Komitetit ushtarak, gjenerali Gjurçinovski me kolegët e tij bisedoi edhe për disa tema të interesit të ndërsjelltë bilateral në sferën e mbrojtjes. ab/

Foto: MIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR