• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita e dytë e grevës së doganierëve grekë, qarkullimi i mallrave është ndërprerë plotësisht, automobilët përkohësisht lëshohen në Bogorodicë dhe Dojran

Dita e dytë e grevës së doganierëve grekë, qarkullimi i mallrave është ndërprerë plotësisht, automobilët përkohësisht lëshohen në Bogorodicë dhe Dojran

Strumicë, 3 prill 2024 (MIA) - Qarkullimi i mallrave përmes tre vendkalimeve kufitare me Greqinë, Bogorodicë - Evzoni, Dojran - Dojrani dhe Mexhitlia - Niki, është ndërprerë plotësisht prej dje nga ora 6 kur filloi greva e doganierëve grekë, ndërsa përkohësisht lëshohen udhëtarët në Bogorodicë dhe Dojran.

Sipas shefit të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Jug pranë MPB, Sllavço Bogev, në Mexhitlia - Niki prej dje nuk ka kurrfarë qarkullimi, përderisa në dy vendkalimet e tjera përkohësisht lëshohen udhëtarë. 

"Dje dhe sot shërbimet kufitare greke në periudhë të caktuar lëshojnë automjete të udhëtarëve. Në Dojran këtë e bëjnë në një çdo orë, një orë e gjysmë, ndërsa në Bogorodics - Evzoni çdo gjysmë ore", informoi Bogev. 

Sipas paralajmërimeve nga pala greke greva e doganierëve duhet të përfundojë nesër në orën 6. fc/

Fotografia: Printskirin NPRRSH, vendkalimi Mexhitlia

QËNDRONI TË LIDHUR