• e hënë, 30 dhjetor 2024

Dita Botërore e Bletarisë

Dita Botërore e Bletarisë

 Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Nën patronazh  të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë, ADRA Maqedoni, Komunës së Gazi Babës dhe Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit (FSHBU) sot do të organizohet ngjarje me rastin e Ditës Botërore të Bletarisë. Qëllimi është të ngritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e bletëve si pjalmues kryesorë në natyrë nga të cilat varet mbijetesa e planetit.

Pjesa e parë e ngjarjes do të zhvillohet në sheshin "Filipi i dytë" në Autokomandë, ndërrsa  e dyta në pllajën përballë FSHBU, në rrethin e së cilës ndodhet "Parku i bletëve", ku është planifikuar të mbillen bimë mjaltëdhënëse. Theksi këtë vit është vendosur te të rinjtë dhe njohuritë e tyre për bletët dhe produktet e bletëve. 

 

Siç paralajmëron Ambasada sllovene, të pranishëm do të jenë ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, koordinatorja rezidente e KB-së në vend, Rosana Dudzmak, ambasadori i Republikës së Sllovenisë Gregog Presker, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban. Stefkovski, si dhe te dekani i FSHBU-së, Mile Markoski. Në ngjarje do të ketë edhe përfaqësues të organizatave partnere në fushën e bletarisë dhe mbrojtjes së mjedisit të jetesës.

 

Ambasada përkujton se shënimi i kësaj dite filloi me iniciativën e Unionit Slloven të Bletarisë. Iniciativa u miratua nga KB-ja në vitin 2017, ndërsa  më 20 maj, ditëlindja e pionierit të bletarisë moderne sllovene, Anton Jansha, që atëherë është shpallur Dita Botërore e Bletëve.

 Foto: Arkivi i MIA-s 

 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR