• e hënë, 23 dhjetor 2024

Diskutim për leje për ndërtim të objekteve për përpunim primar të prodhimeve bujqësore

Diskutim për leje për ndërtim të objekteve për përpunim primar të prodhimeve bujqësore

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Panel diskutim publik me temë "Gjetja e zgjidhjeve për legalizim, ridedikim dhe thjeshtëzim të procedurës për marrjen e lejeve për ndërtim të objekteve për përpunim primar të prodhimeve bujqësore - në dhe jashtë vendbanimeve", do të mbahet sot në Shkup.

Organizatorë të panel diskutimit janë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Shoqata "Shenjë për cilësi" me mbështetjen e Aktivitetit të USAID-it – Partneritetet për rritje ekonomike.

Siç u paralajmërua, në panel diskutimin, fjalime do të mbajnë ministrat e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikolovski, të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, të Vetadministrimit Lokal, Risto Penov dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

Do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, shoqatave bujqësore dhe fermerë. bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR