• e hënë, 08 korrik 2024

Disa pjesë të Studeniçanit, Sopishtës dhe Karposhit sot do të jenë pa ujë

Disa pjesë të Studeniçanit, Sopishtës dhe Karposhit sot do të jenë pa ujë

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Pa ujë sot prej orës 9 deri në orën 18 do të jenë banorët e lagjes Sopishtë. Janë të mundshme ndërprerje në furnizimin me ujë dhe në vendet e banuara Rakotnicë dhe Dobri Doll. 

Siç bëri të ditur NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve teknike në rezervuarin në Sopishtë. 

Për shkak të një defekti në rrugën "7" pa numër në Batincë, sot ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë shfrytëzuesit e këtij vendbanimi. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë nga ora 9:00 deri në përfundimin e sanimit të defektit. 

Pa ujë sot prej orës 9 do të jenë edhe një pjesë e banorëve të komunës Karposh. Ndërprerja është për shkak të një defekti në rrugën "Nikolla Parapunov" 27. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri sa të sanohet defekti. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR