• e hënë, 23 dhjetor 2024

Disa pjesë të Qendrës dhe Vodnos pa ujë

Disa pjesë të Qendrës dhe Vodnos pa ujë

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Pa ujë sot nga ora 9 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të bulevardit "Ilinden", nga Qeveria deri në Parkun e Qytetit dhe objektet në kuadër të stadiumit të qytetit.

Siç bëri të ditur  NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" – Shkup, ndërprerja është për shkak të ndërtimit të lidhjes së ujit f-80 milimetra në rrugën “8 Mart” numër 7. 

 Në të njëjtën periudhë pa ujë do të mbeten edhe një pjesë e konsumatorëve  të rrugës “Todor Aleksandrov” pa numër, përballë Stacionit Policor Vodno. Ndërprerja është për shkak të riparimit të një defekti në të njëjtën rrugë.

Furnizimi me ujë në të dy lokacionet do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR