• e hënë, 23 dhjetor 2024

Disa pjesë të Belgjikës nën bllokadë nga fermerët, "okupohet" edhe sheshi në qendër të Brukselit

Disa pjesë të Belgjikës nën bllokadë nga fermerët,

Bruksel, 30 janar 2024 (MIA) - Fermerët belg sot vazhduan me bllokimin e disa lokacioneve dhe rrugëve në vend, duke përfshirë sheshin Meus në qendër të Belgjikës, jo shumë larg ndërtesës së Parlamentit Evropian.

Sipas gazetës "Soar", fermerët me traktorë kanë bllokuar, mes tjerash dhe autostradën E42 në drejtim të Namurit. E19 në drejtim deri te Hali dhe Brukseli pjesën drejt Ot-Itr dhe pjesa drejt Mons afër Ekosin, si dhe tre rrugë hyrëse në drejtim të Antverpen, duke përfshirë dhe autostradën E17.

Për pasdite nga ora 15:00 deri në orën 18:00 është lajmëruar bllokimi i autostradës E34 dhe E17 midis Antverpenit dhe Gentit.

Policia belge kumtoi se grupi i fermerëve me rreth 20 traktorë nga mëngjesi kanë bllokuar dhe sheshin Meus në Bruksel, ku arritën gjatë natës.

Sipas policisë, kryesisht bëhet fjalë për fermerët nga zona e qytetit Sharlroa i cili ndodhet rreth 60 kilometra në jug të Brukseli dhe të cilët kanë paralajmëruar se nuk kanë ndërmend të heqin bllokadën deri të enjten, kur do të ketë protesta bujqësore në rajonin e objekteve të institucioneve evropiane ku do të mbahet Samiti i jashtëzakonshëm i BE-së.

Policia nuk e përjashton mundësinë që protestuesve tek Meus t'i bashkohen edhe kolegët e tyre nga pjesë të tjera të vendit.

Një mundësi të tillë e ka bërë të ditur edhe 21 vjeçari Matje i cili është një nga protestuesit në shesh dhe sipas të cilit deri në mbrëmjen e sotme ndoshta do të arrijnë edhe fermerë të tjerë.

"Shumë nga kolegët tonë nga Namur duhet të na bashkohen në Bruksel në një kohë të shpejtë, theksoi Matje në deklaratën për "Soar".

Nuk është përjashtuar mundësia që kolegët e tyre nga Franca veriore dhe Luksemburgu t'i bashkohen protestës së fermerëve belgë të enjten në Bruksel dhe theksohet edhe mundësia e bllokimit të plotë të qytetit.

Ministri i Bujqësisë në rajonin e Valonisë, Vili Borsus paradite kishte zhvilluar takim me fermerët të cilët nga dje paradite kanë bllokuar qendrën e shpërndarjes dhe rrjetin e supermarketeve "Aldi" në Vu-sur-Sur në jug të Belgjikës.

Pas takimit, Borsus deklaroi se ajo u zhvillua në "një klimë të mirë dialogu me shumë sinqeritet dhe në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë", duke theksuar se ai e kupton "hallin e madh" dhe "shqetësimin e thellë" me të cilin përballen fermerët që janë kërkues, masat "që do të ju mundësohet të jetojnë normal nga puna e tyre".

"Për këtë arsye bëjë thirrje për masa të shpejta, të cilët duhet të kenë efekt të qëndrueshëm në kohë", tha Borsus i cili njoftoi se në ditët në vijim do të zhvillohen takime kushtuar problemeve të fermerëve në nivel evropian, rajonal dhe federal.

Sipas tij, duhet të ju mundësohet fleksibilitet në zbatimin e disa standardeve të politikës së përbashkët bujqësore të BE-së, që të kenë mundësi që fermerët të përshtaten me masat e reja. rq/

Foto: Belgjikë/arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR