Dimovska - Hansen: Thellimi i bashkëpunimit të nëpunësve është i dobishëm për të dyja parlamentet
- Në margjinat e takimit të sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të BE-së, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Dimovska, u takua me sekretaren e përgjithshme të Parlamentit Danez, Mari Hansen.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:59, 2 shkurt, 2026
Shkup, 2 shkurt 2026 (MIA) - Në margjinat e takimit të sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të BE-së, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Dimovska, u takua me sekretaren e përgjithshme të Parlamentit Danez, Mari Hansen.
Në takim, Dimovska e prezantoi Strategjinë për Transformimin Digjital të Kuvendit 2026-2028. Dimovska iu referua aktiviteteve të Shërbimit Parlamentar, në drejtim të departamentit të sapothemeluar në Kuvend për vlerësimin e ndikimit të rregullativës dhe agjendës së barazisë gjinore.

Hansen konstatoi se thellimi i bashkëpunimit të nëpunësve është i dobishëm për të dyja parlamentet. Në drejtim të integrimit evropian, u shpreh mbështetja për procesin dhe avancimin e aftësive të shërbimit në proceset e integrimit evropian. Hanseni falënderoi Dimovskën për kontributin e saj në debatin e sotëm.
Bashkëbisedueset ranë dakord se bashkëpunimi ndërparlamentar, shkëmbimi i përvojave mbi sfidat aktuale është vendimtar dhe mbetet përparësi për të dyja palët.
Foto: Kuvendi i RMV-së