• e premte, 05 dhjetor 2025

Dimitrioska Koçoska: Karburantet janë produkt i bursave në të cilin nuk mund të kemi kurrfarë ndikimi

Dimitrioska Koçoska: Karburantet janë produkt i bursave në të cilin nuk mund të kemi kurrfarë ndikimi

Shkup, 16 qershor 2025 (MIA) – Karburantet janë produkt i bursave në të cilin nuk mund të kemi absolutisht kurrfarë ndikimi, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitriovska Koçoska. 

Qeveria, siç theksoi, do ta ndjekë situatën, ndërsa për momentin çmimet nuk janë shumë të larta. 

“Do të ndjekim se çka ndodh. Kemi pasur vite kur kemi pasur çmime shumë të larta, tani nuk kemi çmim shumë të lartë të karburanteve, por ta shohim çka do të ndodhë. Qeveria nuk mund të ndikojë në produktet e bursave sepse bëhet fjalë për çmime të cilat formohen në bursat botërore, theksoi ministrja, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas prezantimit të Marrëveshjes për Financim të Aktiviteteve të Përbashkëta të cilin e organizuan Ministria e Financave (MF) dhe Zyra e OKB-së në Shkup. 

Rebalanci i Buxhetit duhet të jetë në seancë qeveritare, me siguri të enjten, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrioska Koçoska.

Në lidhje me planin për masa të cilin e paralajmëroi kryeministri para dy ditëve, Dimitroska Koçoska theksoi se do të linte që Qeveria të informojë kur do të ketë diçka zyrtare. 

“MF nuk është përgjegjëse në këtë pjesë, ka ministri adekuate. Këto janë produkte nga energjetika, këtu është Ministria e Ekonomisë dhe Punës, t’i lëmë që të punojnë, ndërsa pastaj si Qeveri do të dalim me qëndrim për këtë çështje”, sqaroi ministrja. 

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot njoftoi se po shtrenjtohen benzinat dhe dizeli. Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) nga mesnata do të rriten për 1,50 denarë për litër. fc/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR