• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dimitrievski: "ZNAM" do të udhëhiqet nga interesat kombëtare dhe shtetërore në koalicionet e ardhshme për qeveri

Dimitrievski:

Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - "ZNAM" pret mbështetje edhe më të madhe në zgjedhjet parlamentare nga qytetarët  dhe unë e perceptoj si forcë të tretë politike, theksoi sot kryetari i Lëvizjes "Për Maqedoninë Tonë", Maksim Dimitrievski.

"Politikën time, së bashku me ekipin tim, do ta ndërtoj mbi bazë të parimeve dhe nëse Maqedonia është në situatë në të cilën duhet të sigurohet stabilitet, atëherë interesat partiake do të jenë  në plan të dytë. Maqedonisë më shumë i nevojitet bashkim kombëtar maqedonas sipas shembullit të shqiptarëve",  tha Dimitrievski në  TV 24 Vesti. 

E perceptoj ZNAM, theksoi, si një forcë të tretë politike, për të cilën në zgjedhjet e ardhshme do të bëj gjithçka, së bashku me ekipin tim, që të jetë forca e dytë politike në vend dhe të pretendojë për pushtetin.

 "Konsideroj se ne ofrojmë politika korrekte që mund  Maqedoninë ta bëjnë vend për të gjithë qytetarët e saj. Një shtet i vetëqëndrueshëm, në të cilin njerëzit do të jetohet me dinjitet dhe askush nuk do të dëshirojë të largohet sepse nuk mund të gjejë një copë bukë me cilësitë që i posedon", potencoi Dimitrievski.

Gjëja e parë që do të ndryshojmë nëse vijmë në pushtet, premtoi, është  t'ua kthejmë  shtetin   qytetarëve. 

 Theksoi se ka mbaruar me LSDM-në, por shtoi se sinqerisht i vjen keq për anëtarësimin në atë parti, anëtarë të ndershëm, të pakompromis me të cilët ka kaluar shumë, me të cilët  kanë luftuar nën të njëjtin flamur dhe të njëjtat ide dhe që sot janë   braktisur nga kryesia e LSDM-së.

"Koalicioni me VMRO-DPMNE-në do të varet nga qëndrimet pas zgjedhjeve. Së pari   të numërohemi. Vendimet do t'i marrin organet dhe trupat e ZNAM-it, dhe përveç kësaj, ne nuk   ndjekim pushtet me asnjë çmim dhe është i mundur opsioni të mbesin edhe në opozitë", tha Dimitrievski.

Edhe një herë përsëriri se BDI është një partner i padëshiruar, sepse, siç tha, ka bërë një majorizim të paparë në Maqedoni dhe përmes bdiizimit ka krijuar një imazh se bëhet fjalë për shqiptarizim masiv.

 Sipas tij, BDI duhet të dënohet me mungesë nga pushteti për të mirën e të gjithë qytetarëve. Theksoi se dënimi i BDI-së nuk do të thotë dënim i shqiptarëve.

 Ai u bëri thirrje qytetarëve masivisht, në numër sa më të madh të dalin në votim më 8 maj  dhe të mbështesin kandidatin për president sipas bindjes së tyre.

Foto: ZNAM 

 

QËNDRONI TË LIDHUR