• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dimitrievski: ZNAM do të jetë faktor politik për stabilitetin në vend

Dimitrievski: ZNAM do të jetë faktor politik për stabilitetin në vend

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski sonte në konferencën për media tha se pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare ZNAM do të jetë faktori politik për stabilitet në vend, pa të cilin nuk do të jetë e mundur të formohet qeveria e ardhshme e vendit.

"Fakt është se unë dhe ZNAM sonte fituam më shumë se 80 mijë vota. Kemi regjistruar subjekt politik që ekziston për diçka më shumë se tre muaj dhe me mbështetjen e qytetarëve është vendosur në vendin e tretë në bllokun politik dhe mendoj se ky është një rezultat i shkëlqyeshëm për luftë të mëtutjeshme", tha Dimitrievski.

Ai shtoi se në fillim të negociatave për formimin e shumicës së ardhshme parlamentare do të japin propozimet e tyre se çfarë nënkuptojnë vijat e kuqe kombëtare për të gjitha partitë politike.

Dimitrievski falënderoi të gjithë qytetarët që i dhanë përkrahjen, por edhe kundërshtarëve të tjerë sepse, siç tha, “në fund të ditës fitoi demokracia”.

"Në bllokun politik të Maqedonisë në vend lindi forca e tretë politike ku kemi për qëllim që në periudhën e ardhshme ta konfirmojmë këtë në mënyrë që një ditë qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin diçka të re", ka thënë Dimitrievski.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR