• e enjte, 04 dhjetor 2025

Dimitrievski: Për një orë, njëmbëdhjetë zjarre në Kumanovë, qytetarët të raportojnë lëvizjet e individëve dhe grupeve rreth vendeve me tym

Dimitrievski: Për një orë, njëmbëdhjetë zjarre në Kumanovë, qytetarët të raportojnë lëvizjet e individëve dhe grupeve rreth vendeve me tym

Kumanovë, 9 korrik 2025 (MIA) - Njësia Territoriale Zjarrfikësve në Kumanovë sot, në periudhën nga ora 13 deri në 14, ka regjistruar gjithsej njëmbëdhjetë zjarre në vende të ndryshme të qytetit, vendbanimet periferike dhe mjediset rurale, informoi sot kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Nga numri i përgjithshëm i zjarreve të raportuara, shtatë janë neutralizuar plotësisht, dy janë lokalizuar, ndërsa në dy zjarre ende po intervenohet me forca aktive në terren.

Dimitrievski u bëri thirrje qytetarëve të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, të jenë të kujdesshëm kur përdorin cigare dhe bishta cigaresh dhe të mos djegin kashtë, mbeturina ose materiale tjera të ndezshme.

Ekipet e NJTZ Kumanovë, siç thekson kryetari i komunës në mënyrë aktive janë angazhuar në terren dhe me qasje profesionale do të vazhdojnë  ta ndjekin dhe kontrollojnë gjendjen me zjarret. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR