• e premte, 05 dhjetor 2025

Dimitrievski: Deri në mesin e korrikut ZNAM do të zbardh emrat e kandidatëve për kryetar komune, mbështetje për kandidatët e VMRO-DPMNE-së aty ku nuk do të kemi kandidatin tonë

Dimitrievski: Deri në mesin e korrikut ZNAM do të zbardh emrat e kandidatëve për kryetar komune, mbështetje për kandidatët e VMRO-DPMNE-së aty ku nuk do të kemi kandidatin tonë

Shkup, 28 qershor 2025 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes ZNAM - për Maqedoninë tonë dhe kryetar aktual i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sot në një deklaratë për mediat tha se partia e tij do t'i shpallë kandidatët për kryetarë të komunave deri në mesin e korrikut.

"Ne deri tani kemi konfirmuar disa herë se ZNAM-i në këto zgjedhje do të marrë pjesë me lista kandidatësh për këshilltarë në mënyrë të pavarur si subjekt i ri politik. Dhe kjo është mirë për ne, për të kontrolluar se ku jemi dhe si është vetëbesimi ynë. Dhe përveç kësaj me kandidatët tanë për kryetarë komunash në të gjitha ato komuna që do të dalin si rezultat i negociatave me partnerët tanë politikë, që në këtë rast është VMRO-DPMNE dhe koalicionin që ata udhëheqin. Konsideroj se rezultati i këtyre negociatave do të dihet deri në mesin e korrikut. Bisedojmë për një numër më të madh komunash që nuk janë të përqendruara në një njësi zgjedhore ose në një rajon, por më gjerë në të gjithë vendin dhe pasi të përfundojë ky diskutim do t'i shpallim rezultatet", ka thënë Dimitrievski para fillimit të panel diskutimit "Përkushtim - llogaridhënie - rezultat", me rastin e shënimit të një viti të pjesëmarrjes së Lëvizjes ZNAM në Qeveri.

Ai tha se në vendet ku ZNAM do të ketë kandidatët e vet për kryetar komune, VMRO-DPMNE do të marrë përsipër të mbështesë kandidatin e tyre në raundin e parë dhe anasjelltas.

Ai madje theksoi se do të mbështesnin kandidatin e VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit. Theksoi se kjo varet edhe nga emri i kandidatit për kryetar bashkie si dhe nga marrëveshja politike mes tyre.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR