• e enjte, 04 dhjetor 2025

Dimitrieska-Koçoska: Sfidë e madhe është të ndahen pesë për qind për mbrojtjen, por si anëtare e NATO-s kemi detyrime që duhet t'i përmbushim

Dimitrieska-Koçoska: Sfidë e madhe është të ndahen pesë për qind për mbrojtjen, por si anëtare e NATO-s kemi detyrime që duhet t'i përmbushim

Shkup, 26 qershor 2025 (MIA) - E pamohueshme është se sfida e madhe do të jetë ndarja e pesë për qind e PBB-së për mbrojtjen, por ne jemi anëtare e NATO-s dhe kemi detyrime që duhet t’i përmbushim. Është mirë që ka një periudhë përshtatjeje", deklaroi sonte ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

"Ne do të duhet t'i përmbushim këto detyrime. Është mirë që ka një periudhë përshtatjeje kur do të duhet të bëjmë një ristrukturim të buxhetit dhe të lirojmë fonde nga Buxheti për mbrojtjen. Pa dyshim, kjo është një sfidë e madhe, por ne jemi anëtarë të NATO-s dhe kemi detyrime që duhet t'i përmbushim", tha Dimitrieska-Koçoska në emisionin "Vin-Vin" në televizionin Telma.

Vendet anëtare të NATO-s, dje në Samitin në Hagë, u angazhuan të investojnë 5 për qind të PBB-së së tyre çdo vit për nevojat themelore të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035. qa/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR