• e hënë, 23 dhjetor 2024

Digjet salla Universale, nuk ka të lënduar, dëmi material ende nuk është përcaktuar

Digjet salla Universale, nuk ka të lënduar, dëmi material ende nuk është përcaktuar

Shkup, 10 prill 2024 (MIA) - Salla Universale në Shkup është djegur deri në themel, pas një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e djeshëm, i cili ka përfunduar pa viktima apo të lënduar, por me dëme materiale që ende nuk janë përcaktuar. Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, por janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi që po kryenin punimet në momentin e rënies së zjarrit.

Pas zjarrit dy gra janë dërguar në Toksikologji. Siç konfirmoi dje për MIA-n profesori Dr. Niko Beçarovski nga kjo klinikë, dy gra të moshës së mesme janë sjellë në klinikë për shkak të ekspozimit të vogël ndaj gazrave nga objekti fqinj.

Më vonë gjatë ditës së djeshme nga MPB kumtuan se janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi të cilët kryenin detyrat e punës në momentin e rënies së zjarrit në Sallën Universale në Shkup.

Zjarri në Sallën Universale ka rënë dje rreth orës 9:00. Informacioni është bërë i ditur nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, duke bërë me dije se njëra nga kupolat e objektit është në flakë dhe zjarrfikëset janë në vendngjarje duke tentuar të shuajnë zjarrin, pas raportimit nga Numri i Vetëm i Urgjencës 112.

 

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila e ka vizituar objektin menjëherë pas shpërthimit të zjarrit, në një deklaratë për media ka konfirmuar se janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se shkalla e dëmit do të përcaktohet së shpejti para se të vazhdojë ndërtimi.  Ajo dërgoi apel për zbardhjen e shpejtë të rastit.

 "Jam shumë e shqetësuar nga ajo që shohim pas nesh. Në mëngjesin e sotëm  rreth orës 9 u informuam se në Sallën Universale ka shpërthyer zjarr dhe menjëherë kemi ardhur këtu. Ajo që shohim tani është se zjarri tashmë është lokalizuar dhe tashmë është shuar. Bëj thirrje për veprim të shpejtë nga ana e të gjitha institucioneve, këtu me ne janë përfaqësues nga mbikëqyrja, nga kontraktorët, nga kompania që po e ndërton Sallën Universale dhe apeloj për zbardhjen e shpejtë të shkaqeve të zjarrit që ka ndodhur dhe apeloj që të mos përhaphen spekulime", tha Kostadinovska-Stojçevska. 

Përmendi se objekti është i siguruar, që do të thotë se dëmi që është bërë do të riparohet nga sigurimi dhe më pas do të vazhdohet me  ndërtimin.

 

Министерката за култура Бисера Костадиновска-Стојчевска денеска за време на посетата на Универзалната сала каде што претпладнево избувна пожар, изјави дека нема жртви, направена е само матери

Pronari i ndërmarrjesqë është duke rindërtuar objektin “Universal Balkan” – Shkup, Lazar Arsovski, tha se zjarri në sallën Universale ka ndodhur në pjesën e vjetër dhe se janë djegur materiale të vjetra, pllaka, pjesa e re nuk është prekur. 

Ai supozon se ka mundësi që zjarri të jetë shkaktuar nga një kabllo e vjetër apo instalimi i vjetër dhe tha se në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur inxhinierë dhe punëtorë brenda për shkak se sot nuk kanë pasur aktivitete ndërtimore.

Në pyetjen se nëse dyshon në faktorin njeri për shkaktimin e zjarrit, ai është përgjigjur se nuk mund ta thotë këtë pasi, siç shton, "inxhinierët nuk kanë parë asgjë".

 

Komandanti i Brigadës zjarrfikëse të Shkupit, Zvonko Tomeski deklaroi se ende nuk janë të njohura shkaqet për zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Sallën universale në Shkup. Siç tha, arsyet do të përcaktohen më tej nga ekipi policor. Ai ka përmendur se nuk ka të lënduar pasi për momentin nuk ka pasur punë ndërtimore.

Tomeski tha se për një kohë të shkurtë zjarri është vënë nën kontroll edhe pse në vet objektin ka pasur temperaturë të lartë. Siç tha, kanë ndërhyrë me gjithsej nëntë automjete zjarrfikëse dhe 24 zjarrfikës.

"Dëmin nuk mund ta konstatojmë tani. Nuk e dimë se çfarë kishte brenda, sepse ka pasur shembje të konstruksionit të çatisë, po punohet ende për shuarjen e plotë të zjarrit, ka ende temperaturë të lartë në objekt, nuk është e mundur të depërtohet në të gjitha vendet. Ajo që është e rëndësishme për ne, ndërhyrja ka qenë e suksesshme për nga shpejtësia dhe se nuk ka të lënduar zjarrfikës dhe qytetarë", tha Tomeski.

Ish-drejtori i Sallës Universale, Dushko Popovski, deklaroi se është dukshëm i mërzitur për zjarrin, por fatmirësisht, siç ka theksuar, nuk ka pasur viktima njerëzore.

Sipas Popovskit, Salla Universale është sinonim për të gjithë njerëzit, ndoshta më i dallueshëm se hekurudha e vjetër dhe kopshti zoologjik dhe të gjitha objektet në këtë vend.

"Kam qenë këtu drejtor nga viti 2005 deri vitin 2009, kohë kur ndërtesa ishte e mbiamortizuar, madje ishte në kufirin e vlerës së përdorshme, pra një objekt i tillë me karakter të përkohshëm nuk lejohej të punonte në kushte të tilaë për më shumë se 40 apo 50 vjet. Nuk ka funksionuar ndoshta shtatë, tetë vitet e fundi, por që kur u bëra drejtor informacionin e parë që mora ishte se një objekt i ngjashëm apo si ky është projekt bullgar, në Bullgari u dogj për shtatë minuta. Mund ta imagjinoni se çfarë tragjedie do të ishte në rast se salla ishte e mbushur", tha Popovski.

 

Salla Universale ishte në proces rinovimi. Vetëm dy javë më parë u vendos kupola e re. Rindërtimin e ka nisur ish-kryetari Petre Shilegov, por kryetarja aktuale e Shkupit, Danela Arsovska nuk e ka vazhduar. Në shkurt të këtij viti, Ministria e Kulturës e mori përsipër rindërtimin e sallës nga Qyteti i Shkupit.

Pritjet ishin që të përfundonte plotësisht deri në vitin 2026, kur objekti do të rihapte dyert e tij për vizitorët. Në fazën e parë është planifikuar rikonstruksioni i pjesës së jashtme të objektit dhe në fazën e dytë rregullimi teknik dhe i brendshëm i hapësirës. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR