Digjet pylli me lisa dhe fier në malin Dobra Vodë, ndërsa pyll i përzier në Çuçer Sandevë dhe likovë
- Gjashtë zjarre në ambiente të hapura janë evidentuar sot deri në orën 12 në territorin e vendit. Sy janë aktivë, dy janë nën kontroll, ndërsa dy janë shuar, kumtoi sot pasdite Qendra për menaxhim me kriza.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:41, 25 shtator, 2025
Shkup, 25 shtator 2025 (MIA) - Gjashtë zjarre në ambiente të hapura janë evidentuar sot deri në orën 12 në territorin e vendit. Sy janë aktivë, dy janë nën kontroll, ndërsa dy janë shuar, kumtoi sot pasdite Qendra për menaxhim me kriza.
Zjarri i parë aktiv është në territorin e komunës Makedonski Brod. Pylli me lisa dhe fier po digjet mbi fshatin Bençe në malin Dobra Vodë. Zjarri i dytë aktiv është në rajonin e komunat Çuçer Sandevë dhe Likovë - fshatrat Malinë, Tanushë dhe Llukar. është djegur pylli i përzier.
Nën kontroll janë zjarret në komunën e Prilepit, fshati Dabnicë ku po digjet vegjetacion i ukët dhe mbeturina dhe në rajonin e Gjevgjelisë, zjarri i ulët në malin Kozhuf.
Në komunën Shuto Orizarë, në deponinë "Vizbeg" janë djegur mbeturina. Vegjetacioni i ulët është djegur në komunën Studeniçan, fshatrat Markova Sushicë dhe Osinçan. ab/
Foto: МIА arkivi