• e enjte, 04 korrik 2024

Digjet një veturë në Çair, dyshohet të jetë e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi

Digjet një veturë në Çair, dyshohet të jetë e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi

Shkup, 22 korrik 2023 (MIA) -  Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se sot në mëngjes rreth orës 3:30, është djegur një automjet për udhëtarë në rrugën "Strumiçka" në Komunën e Çairit.

"Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është bërë denoncim se rreth orës 03:30 në rr. "Strumiçka" ka ndodhur një zjarr mbi automjetin për pasagjerë "audi" me targa të Shkupit, në pronë të dhe i parkuar nga B.L. (35) nga Shkupi", thonë nga MPB.

Që atje njoftojnë se zjarri është shuar, nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekspertizë ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Një pjesë e mediave sot publikuan se është djegur vetura e zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR