Digjet një depo e NKP-së në Veles
- Mbrëmë rreth orës 19:22 ka shpërthyer një zjarr në NKP "Derven" që gjendet përballë ndërtesës së Administratës afër parkut të qytetit në Veles. Me intervenimin e shpejtë të zjarrfikësve nga NJZT Veles me shtatë zjarrfikës dhe tre automjete zjarrfikëse është shuar plotësisht në orën 22:00, kanë informuar sot për MIA-n nga QMK Veles.
- Post By Fami Bajrami
- 12:27, 18 tetor, 2023
Veles, 18 tetor 2023 (MIA) - Mbrëmë rreth orës 19:22 ka shpërthyer një zjarr në NKP "Derven" që gjendet përballë ndërtesës së Administratës afër parkut të qytetit në Veles. Me intervenimin e shpejtë të zjarrfikësve nga NJZT Veles me shtatë zjarrfikës dhe tre automjete zjarrfikëse është shuar plotësisht në orën 22:00, kanë informuar sot për MIA-n nga QMK Veles.
Siç bëjnë të ditur prej aty, zjarri ka djegur një hapësirë të depos, të lidhur me një garderobë në sipërfaqe prej 200 metrash katrorë, së bashku me të tërë inverterin e deposë, mjetet dhe pajisjet. Nga zjarri është djegur 90 për qind e çatisë së ndërtesës.
"Sot ekipi i SPB Veles do të bëjë inspektimin në objektin e djegur të NKP 'Deveren' për t'i konfirmuar shkaqet e zjarrit", njoftojnë nga QMK Veles. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s