• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dibrani Jon Batku, i cili jetën në Zvicër thyen rekordin botëror në sit-ups

Dibrani Jon Batku, i cili jetën në Zvicër thyen rekordin botëror në sit-ups

 Dibër, 27 gusht 2024 (MIA) - Sportisti nga Dibra, Jon Batku i cili jeton dhe vepron në Zvicër zviceran ka arritur sot të thyejë rekordin botëror në "sit-ups"  që deri më tan e ka mbajtur David Begiashvili nga Gjeorgjia,  i cili në vitin 2011 brenda 30 minutave kishte bërë 1430 sit-ups kështu duke mbajtur rekordin botëror në kategorinë e meshkujve.

"Tani këtë rekord e mban dibrani,  cili për vetëm 28 minuta e 35 sekonda ka arritur që të bëjë 1430 sit-ups, ndërsa për 1 orë e 17 minuta ka arritur shifrën e më shumë se 3200 sit-ups" publikuan maediat shqiptare.

Sportisti 27 vjeçar shqiptar, Jon Batku ka kryer fakultetin e edukatës fizike dhe për 20 vite është marrur me karate si dhe posedon licencë profesionale per shpetimtar ne ujë. 

 Me këtë arritje Jon Batku është futur në histori të rekordeve, ku si shihet për gjatë kohë ky rekord do mbahet nga shqiptari.

 Foto: Fejsbuku i Batkut

 

QËNDRONI TË LIDHUR