• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dibala mbetet te Roma

Dibala mbetet te Roma

Romë, 23 gusht 2024 (MIA) -- Një kthesë befasuese ndodhi rreth transferimit të Paulo Dibalës në Al Kasijan të Arabisë saudite. Argjentinasi u konsiderua si një përforcim i sigurt në këtë klub, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit dhe ai do të mbetet në klubin e tij aktual të Romës. Lajmin e kanë transmetuar thuajse të gjitha mediat italiane, mes të cilëve edhe eksperti i transferimeve Fabricio Romano.

Dibala mëngjesin e së enjtes u përshëndet me lojtarë e tij dhe stafin trajnues të Romës, duke pritur se nuk do të kthehej në bazën e klubit. Megjithatë, duket se ai do të vazhdojë dhe në të ardhmen të mbajë fanellën e "ujqërve".

Sipas raporteve të ndryshme, ekzistojnë dy versione rreth dështimit të transferimit. E para është se vetë Dibala ndryshoi mendje në momentin e fundit dhe vendosi të qëndrojë te Roma, duke refuzuar shumën e madhe prej 75 milionë euro që ia ofruan sauditët. Versioni tjetër është se Roma e refuzoi marrëveshjen, pasi nuk ka qenë e kënaqur me faktin që për yllin e tyre të merrte vetëm 3-4 milionë euro.

Dibala kishte një klauzolë blerje prej 12 milionë euro, por ajo skadoi më 31 korrik. Kontrata e tij zgjat deri në verën e ardhshme, por ka një klauzolë për vazhdim me automatizëm nëse ai luan të paktën 14 ndeshje gjatë sezonit, gjë që është pothuajse e sigurt se do të ndodhë.

Sulmuesi tridhjetë vjeçar ka publikuar vendimin e tij për të qëndruar te Roma me një video në rrjetet sociale me mesazhin: "Faleminderit Romë! Shihemi të dielën". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR