• e hënë, 23 dhjetor 2024

Diabetikët paralajmërojnë padi për shkak të mungesës së terapisë, nga MSH thonë se po bëhen përpjekje për tejkalimin e problemeve

Diabetikët paralajmërojnë padi për shkak të mungesës së terapisë, nga MSH thonë se po bëhen përpjekje për tejkalimin e problemeve

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë sot pasdite, përmes kumtesës informoi se po bëhen përpjekje për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen personat me diabet. Në fillim të javës së ardhshme, siç qëndron në kumtesë, shoqatat e diabetikëve sërish do të thirren në takim.

"Ministria e Shëndetësisë i kupton plotësisht Shoqatat e diabetikëve me të cilët është vazhdimisht në kontakt. Absolutisht jemi në anën e njejtë në këtë rast dhe japim përpjekje maksimale për t'i korrigjuar lëshimet nga kryesia e mëparshme e Minsitrisë së Shëndetësisë, e cila është vonuar me të gjitha procedurat dhe nuk i ka ndjekur rekomandimet e Komisionit që procedurat të fillohen me kohë. Nga dita e parë ministri dr. Fatmir Mexhiti është në komunikim me Shoqatat dhe pacientët dhe në mënyrë transparente i ceki problemet e trashëguara dhe shkaqet për prolongimin e furnizimeve2, thuhet në kumtesë.

Pacientët me diabet nuk e përjashtojnë mundësinë për padi kundër Minsitrisë së Shëndetësisë sepse një periudhë të gjatë kohore janë lënë pa terapi.

"Së pari do të dorëzojmë parashtresa në Ministrinë e Shëndetësisë. Të gjithë që kanë marrë nga specialisti raport për insulinë, për shirita, për gluko-matës dhe për terapi antidiabetike përmes avokatit parashtresat do t'i dërgojnë në Minsitri. Nëse Ministria nuk u përgjigj për marrëvehsje pozitive, do të padisim", deklaroi Dimçe Velev, kryetar i Lidhjes së shoqatave të diabetikëve për televizionin Sitel.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje për qëndrueshmëri dhe mirëkuptim.

"Paditë nuk janë zgjidhje dhe as nuk ka nevojë për to sepse Ministria është partnere me shoqatat, por nëse ata tashmë kanë vendosur të padisin, ajo duhet të kahëzohet plotësisht drejt kryesisë së kaluar e cila i krijoi problemet të cilat sot Ministria po tenton t'i tejkalojë. Edhe njëherë bëjmë thirrje për qëndrueshmëri dhe mirëkuptim, sepse po bëhet absolutisht gjithçka që është në fuqinë e Ministrisë, duke i ruajtur procedurat dhe afatet juridike nga të cilat thjeshtë nuk mund të[ heqim dorë", thonë nga Ministria e Shëndetësisë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR