Di Lorenco pas debaklit me PSV: Ishte një natë e tmerrshme për Napolin
- Kapiteni i Napolit, Xhovani Di Lorenco, është i zhgënjyer me humbjen e rëndë dhe performancën e ekipit të tij mbrëmë në ndeshjen kundër PSV-së në xhiron e 3-të të Ligës së Kampionëve.
- Post By Sara Ademi
- 08:31, 22 tetor, 2025
Andhoven, 22 tetor 2025 (MIA) - Kapiteni i Napolit, Xhovani Di Lorenco, është i zhgënjyer me humbjen e rëndë dhe performancën e ekipit të tij mbrëmë në ndeshjen kundër PSV-së në xhiron e 3-të të Ligës së Kampionëve.
Ekipi holandez fitoi 6:2, duke dominuar fushën.
"Ishte një natë e tmerrshme. Duhet të ndalemi, të mendojmë dhe të analizojmë atë që ndodhi. Tani ndihemi të prekshëm, ndryshe nga sezoni i kaluar. Ndihemi sikur kundërshtari mund të na dëmtojë në çdo moment. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë", tha Di Lorenco pas ndeshjes.
Lojtari i kombëtares së Maqedonisë, Elif Elmas, luajti dhjetë minutat e fundit për ekipin mysafir.
Napoli është në vendin e 22-të në tabelën e ligës elitare me tre pikë. sa/
Foto: EPA