• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dhurimi i organeve të bëhet strategji shtetërore, thotë koordinatorja nacionale për transplantim dr. Mojsova Mijovska

Dhurimi i organeve të bëhet strategji shtetërore, thotë koordinatorja nacionale për transplantim dr. Mojsova Mijovska

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Koordinatorja nacionale për transplantim, dr. Maja Mojsova Mijovska, konsideron se dhurimi i organeve duhet të jetë strategji shtetërore dhe se një shtet pavarësisht se kush është në pushtet duhet drejtpërdrejtë të investojë dhe ta ndërtojë atë sistem. Ajo thotë se transplantimi nuk është aspak proces i lehtë.

"Kjo nuk është e lehtë, sado që duket, të gjitha emocionet kalojnë përmes nesh, emocione kemi edhe ne, por gjithçka zhvillohet me rezultatin përfundimtar dikujt për t'ia bërë të mundur jetën. Transplantimi në vete është kulmi i një sistemi shëndetësor", thotë dr. Mojsova Mijovska për emisionin "Vin vin" në TV Telma.

Realisht, shton ajo, entuziazmi na mban ende, por në vija të gjata nuk do të mund t'i përmbahemi.

"Dhurimi i organeve është strategji shtetërore dhe një nga rekomandimet është që shteti të investojë dhe ta ndërtojë sistemin, kushdo që vjen në pushtet të vazhdojë të ndërtojë në këtë pjesë", thotë dr. Mojsova Mijovska.

Sipas saj, nevojiten shumë fushata edukative që popullata të njihet me procesin e dhurimit të organeve.

"Në vendet evropiane fillimisht bëhet fushatë, pastaj merren rezultate. Ndryshe nga këtu, ne filluam anasjelltas, filluam me transplantin e zemrës që bëri jehonë kudo, ngritëm dhurimin e organeve, por e shihni ende nuk kemi fushatë. Duhet të ketë edukim të qytetarëve, sidomos të rinjtë që do të krijojnë politika të ardhshme. Fatkeqësisht as studentët e mjekësisë nuk mësojnë për dhurimin e organeve. Këto janë shumë aspekte në arsim të cilat na mungojnë. Një fushatë e zakonshme ‘dhuro organ’ nuk u kushton asgjë qytetarëve, është proces që njihet nga të gjithë dhe kudo, por procesi duhet shpjeguar", deklaroi dr. Mojsova Mijovska.

 

QËNDRONI TË LIDHUR