• e diel, 22 dhjetor 2024

Dhjetëra pacientë me grip në Klinikën Infektive, një paciente me gjendje të rëndë në Pulmologji

Dhjetëra pacientë me grip në Klinikën Infektive, një paciente me gjendje të rëndë në Pulmologji

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Rreth dhjetë pacientë me grip janë hospitalizuar në Klinikën infektive, ndërsa tre prej tyre janë tashmë janë të diangostikuar me Kovid. Bëhet fjalë për familje të njejtë të virusëve. Nuk ka hapësirë për panikë, gjithçka është nën kontrollë dhe përcillen të gjitha udhëzimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Edhe në klinikën për pulmologji dhe alergologji, siç tha drejtori mjekësor Dejan Dokiq ka pacintë me grip.

"Është një paciente në një gjendje me të vërtetë shumë të vështirë, me çrregullim të vetë frymëmarrjes, por edhe ndërgjegjës dhe bisedojmë me Klinikën për sëmundje infektive që eventualisht ta marrin, sepse me siguri ajo do të ketë nevojë për respirator. Pacientja është pozitive në influencë", sqaroi drejtori.

Nuk është vonë për vaksinim, porositi Dokiq, duke treguar se që të vaksinohen, pacientët duhet të jenë të shëndetshëm. Një pacient që është i sëmurë, ndoshta potencialisht ka virus, në atë rast nuk mund të vaksinohet.

I pyetur nëse ka rritje të numrit të pacientëve duhanpirës, me sëmundje, mes të cilëve edhe me kancer, drejtori u përgjigj se pak a shumë numri i të diagnostiakurve të rinj është i ngjashëm sikur edhe në vitet e kaluara.

Duke u pyetur në pyetje, Mexhiti tha se në Qeveri ka kaluar një fizibiliti studim për Qendrën klinike në Shkup dhe se i vjen fundi turmës, ndërsa raporti vjetor për lehonën nga Dellçeva, siç tha, ende nuk është gati.

Sa i përket problemeve me terminet, Mexhiti ka theksuar se ka shumë përmirësime dhe situata po monitorohet rregullisht. Ai sërish apeloi që të respektohen terminet e parapara dhe të vijnë në terminin e caktuar, ose të anulohen nëse pacienti nuk mund të vijë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR