• e premte, 05 dhjetor 2025

Dhjetëra kandidatura në konkursin për kryetar të KSHPK-së, procedura e selektimit dhe përzgjedhjes do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale

Dhjetëra kandidatura në konkursin për kryetar të KSHPK-së, procedura e selektimit dhe përzgjedhjes do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale

Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Dhjetëra kandidatura kanë arrit në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) i cili përfundon sot. Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Gjorgjija Sajkoski tha për MIA-n se numri përfundimtar do të dihet të hënën pasi të mbërrijnë edhe ato të dërguara me postë. Theksoi se procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, përkatësisht pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Të mërkurën, Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime mbajti seancë ku u formua Komision për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së.

Komisioni i formuar për selektimin e kandidatëve përbëhet nga shtatë anëtarë - Ilber Rufati, zëvendësavokat i popullit, Darko Avramovski, përfaqësues i shoqatës ose fondacionit të emëruar si anëtar i Këshillit për bashkëpunim midis Qeverisë dhe Sektorit civil për fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, gjegjësisht anëtar në Këshillin për bashkëpunim midis Qeverisë dhe Shoqërisë civile në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, Bardhyl Jashari përfaqësues i shoqatës ose Fondacionit i emëruar si anëtar i Këshillit për bashkëpunim midis Qeverisë dhe Sektorit civil për fushën e mediave dhe shoqërisë informatike, dhe deputetët Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE, Saranda Imeri Stafa nga VLEN, Mitko Trajçuleski nga LSDM dhe Arbana Pasholli nga Fronti Evropian.

Anëtarët e Komisionit për selektim autorizohen të bëjnë përpunimin e të dhënave personale me çka janë të detyruar të sigurojnë konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave konform Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale ku deri te Komisioni për zgjedhje dhe emërime do të deponojnë deklaratë.

Kuvendi më 1 gusht miratoi Vendimin për publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e kryetarit të KSHPK-së, pasi ish kryetarja Tatjana Dimitrovska dha dorëheqje pas akuzave të Prokurorisë për ndjekje penale dhe krim të organizuar dhe akuzave për dy vepra penale edhe atë për zbulimin e sekreteve zyrtare ndaj ish drejtorit të TEC Negotinë Nebojsha Stojanoviq i akuzuar në rastin "Aditivë" dhe për falsifikim kompjuterik, pasi një revizor nga ESHR në emër të tij ka kaluar testin e certifikatës së sekretit shtetëror.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR