• e mërkurë, 03 korrik 2024

Dhjetë zjarre në rajonin e Kumanovës

Dhjetë zjarre në rajonin e Kumanovës

Kumanovë, 25 shtator 2023 (MIA) - Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar dhjetë zjarre në fshatra dhe lagjet periferike të Kumanovës, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Kumanovë.

 Bar i thatë dhe kafshtë është djegur në Nikushtak të Likovës, pas së cilës ata kanë ndërhyrë në fshatin e afërt të Kumanovës, Umin Doll. Në mesditë është djegur bar i thatë në Tromegjë dhe në lagjen Karposh.

 Një sipërfaqe më e madhe është përfshirë në Pukovskë dhe Provcë. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar tre automjete të shërbimit zjarrfikës dhe dhjetë zjarrfikës.

Edhe në Shupli Kamen është përfshirë një sipërfaqe më e madhe, ku janë angazhuar tre automjete dhe dhjetë zjarrfikës. Në Proevcë është djegur një sipërfaqe mbi "Zhivkova Karpa".

 Në orët e mbrëmjes zjarrfikësit kanë shuar kashtë dhe bar të thatë në Reçicë, Vaksincë, Romanovcë dhe në lagjen “Pero Çiço”, si dhe në fshatin Bërzak. Gjatë natës  sërish ka pasur zjarr në Romanovcë, zjarri është shuar para orës pesë të mëngjesit të sotëm.

 Foto: Kryqi i Kuq Kumanovë

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR