Ndarja e granteve nga RCF për arsim dhe trajnim profesional
- Në Odën Ekonomike do të shpallen zyrtarisht dhe do të ndahen grantet në Maqedoninë e Veriut nga thirrja e tretë e Fondit Rajonal për Sfida (RCF), të cilët ishin publikuar së fundmi, për arsim dhe trajnim profesional të përpunuara në bashkëpunim ndërmjet ndërmarrjeve dhe institucioneve për arsimin dhe trajnim profesional në rajon.
- Post By Fami Bajrami
- 10:15, 25 prill, 2024

Shkup, 25 prill 2024 (MIA) - Në Odën Ekonomike do të shpallen zyrtarisht dhe do të ndahen grantet në Maqedoninë e Veriut nga thirrja e tretë e Fondit Rajonal për Sfida (RCF), të cilët ishin publikuar së fundmi, për arsim dhe trajnim profesional të përpunuara në bashkëpunim ndërmjet ndërmarrjeve dhe institucioneve për arsimin dhe trajnim profesional në rajon.
"Pas tre thirrjeve të hapura, Fondi Rajonal për Sfida merr përsipër të mbështesë gjithsej 16 projekte me 85 ndërmarrje partnere në Maqedoninë e Veriut në një vlerë prej 7.13 milionë euro. Në thirrjen e tretë për propozim-projekte, janë pranuar 155 deklarata interesi nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nga të cilat 25 ishin nga Maqedonia e Veriut. Komisioni përzgjedhës vendosi të financojë dy projektet më të suksesshme nga Maqedonia e Veriut me një shumë të përgjithshme prej 951.905 euro. Këto mjete do të përdoren për përmirësim të infrastrukturës së institucioneve arsimore dhe për trajnimin e pjesëmarrësve në programin e edukimit bashkëpunues. Ngjarja do të jetë një mundësi për të prezantuar projektet më të suksesshme dhe për të festuar së bashku suksesin e tyre", kumtoi RCF.
Fondi Rajonal për Sfida (RCF) e i nkurajon konkurrencën e qëndrueshme të bizneseve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt tregut të përbashkët të BE-së duke mbështetur financiarisht arsimin profesional i cili në bashkëpunim me ndërmarrjet duhet t'u përgjigjet nevojave për aftësi të caktuara.
Fondi Rajonal për Sfida (RCF) është një institucion financiar qëllimi i të cilit është të rrisë konkurrencën e ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte për arsim dual dhe profesional të përpunuara në partneritet me institucionet për arsimit profesional dhe ndërmarrjeve. Grantet jepen përmes një sfide konkurruese rajonale. rq/
Foto: printskrin / https://rcf-wb6.org/