• e martë, 06 gusht 2024

Dezinsektim ajror dhe tokësor kundër larvave të mushkonjave nesër në Shkup

Dezinsektim ajror dhe tokësor kundër larvave të mushkonjave nesër në Shkup

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Dezinsektim ajror dhe tokësor kundër larvave të mushkonjave do të realizohet nesër në territorin e Shkupit, njoftuan nga Qyteti i Shkupit në ueb faqen e tyre. 

Siç bëhet e ditur, dezinsektimi ajror do të realizohet në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa ai tokësor gjatë ditës. 

"Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatje do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur do të jenë të favorshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë", shtohet në kumtesë. 

Këshillohen bletarët që me kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR