• e hënë, 23 dhjetor 2024

Despotovski: Presim deri 15 milionë euro të ardhura vjetore nga kapacitetet e "Jageo"

Despotovski: Presim deri 15 milionë euro të ardhura vjetore nga kapacitetet e

Kaohsiung, 19 prill 2023 (MIA) - Ndërmjet 12 dhe 15 milionë euro të ardhura të rregullta vjetore presim që të derdhen në Buxhetin e kompanisë tajvaneze "Jageo", pasi fabrikat e saj do të fillojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë. Kjo, për momentin, është një e katërta e të ardhurave të përgjithshme të cilat Buxheti i realizon nga të gjitha kompanitë në zona, thotë për MIA-n drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Jovan Despotovski i cili dje në Tajpei e nënshkroi Marrëveshjen investuese me këtë kompani, që kushton 205 milionë euro. Siç thekson Despotovski, "Jageo" hyn në vend me 90 - 95 për qind pajisje plotësisht të re, pajisje më bashkëkohore, ndërsa pagat pritet të jenë dukshëm mbi mesataret në Maqedoninë e Veriut."Me Marrëveshjen të cilën e nënshkruam, përfunduam një cikël të punës prej 2,5 vjetëve, qëllimi i të cilit ishte që maksimalisht ta shfrytëzojmë potencialin e shfrytëzuesve ekzistues në kuadër të zonave, nga aspekti i rritjes së kapaciteteve dhe vendosjes së teknologjive të reja, rritjes së numrit të vendeve të punës dhe rritjes së pagave. Gjithashtu, edhe më me rëndësi do të thosha, dëshmuam se shteti mundet edhe më ndryshe dhe më mirë, ndryshe në kuptim se mund të sjellim kompani me teknologji të lartë të cilat kanë vlerë serioze të shtuar dhe të cilat realisht sjellin teknologji të reja, ndërsa më mirë - kompani të cilat paguajnë më mirë, por edhe e ngrisin cilësinë. Dëshmuam se dimë dhe mundemi të sjellim lojtarë globalë, me më shumë se qindra milionë në projekte investuese", thekson Despotovski. Ai paralajmëron se nga mesi i vitit, ZZHTI hap kapitull të ri."Vazhdojmë më tutje me kapitull krejtësisht të ri në zhvillimin e zonave deri në dy shtylla. I pari është nxitje e ciklit serioz të investimeve nga kompanitë vendore të mesme dhe të mëdha. Për këtë qëllim në fund të majit do ta publikojmë investimin e parë nga një kompani e madhe maqedonase, marrëveshja është dërguar tashmë për mendim te institucionet. Maksimalisht do t'i lehtësojmë procedurat për hyrje të kompanive vendore. Pres se do të nxisim cikël serioz të investimeve në ekonominë vendore me ristrukturim serioz", potencoi Despotovski. Segmenti i dytë, shton, do të përqendrohet në teknologjitë e reja, gjegjësisht në gjithçka që nënkupton zhvillim të përshpejtuar të vendit. 

Drejtori i ZZHTI sot dhe nesër me delegacionin nga Maqedonia e Veriut i cili po e shoqëron në Tajvan, do të vizitojë dy fabrika të "Jageo" në qytetin Kaohsiung ku drejtpëdrejt do të mund të njoftohet me procesin e prodhimit. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR